Mallakastër, policia parandalon një vrasje

Policia e Mallakastrës ka bërë të mundur parandalimin e një vrasje ndërsa ka arrestuar edhe një 25-vjeçar i cili kishte tentuar të vrasë një person.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 25-vjeçari Elidon Selimaj nga fshati Hekal i cili pas një zënke për motive të dobëta me pronarin e një lokali ka qëlluar me armë drejt tij por falë ndërhyrjes së policisë u bë e mundur edhe parandalimi i vrasjes.
Sipas policisë Selimaj është konfliktuar me pronarin e lokalit dhe pasi është larguar ai ka marrë një armë zjarri dhe ka qëlluar në drejtim të lokalit por falë ndërhyrjes së policisë nuk ka të plagosur.
Pas një kontrolli të policisë në banesën e 25-vjeçarit u gjetën edhe dy armë zjarri, një tip pushke e kalibrit 7.62 mm dhe nje armë gjahu teke, si dhe u bllokua autovetura me targa SR 1912 B, në pronësi të tij.
Ndërkohë materialet në ngarkim të Elidon Selimajt i kanë kaluar prokurorisë për veprat penale "Vrasje e mbetur ne tentative" dhe "Mbajtje pa leje te armeve luftarake".