E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavijë, rreth 12 mijë emigrantë në 24 orë

Nga të njëjtat burime mësohet se përkundër fluksit të lartë, nuk janë shënuar radhë dhe pritje të gjata. Për të përballuar numrin e madh të emigrantëve që kthehen në atdhe nga Greqia, pala shqiptare po punon aktualisht me 8 sportele, kurse ajo greke me 4.

Zëdhënësi i drejtorisë së policisë kufitare në Gjirokastër, Gentian Mullai, tha se drejtuesit e policisë shqiptare në Kakavijë janë në kontakt të vazhdueshëm me krerët grekë te kufirit, të cilët kanë premtuar shtimin e sporteleve dhe të personelit në rast se ato aktualet nuk përballojnë dot fluksin.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-07-31 17:13
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›