E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilltari i Topit takon minatorët-grevistë të Bulqizës

Z. Nurja ka dëgjuar nga afër shqetësimet e minatorëve dhe ka parë gjendjen e tyre shëndetësore, e cila sa vjen e përkeqësohet.

Pas këtij takimi këshilltari  do t`i raportojë Presidentit Bamir Topi për situatën, si dhe do t`i përcjellë atij shqetësimet e minatorëve.

Në ditën e shtatë të grevës, situata shëndetësore e minatorëve sa vjen e bëhet më e rëndë. Grevistët kanë marrje mendsh, vështirësi në frymëmarrje si dhe kanë shfaqur probleme me shikimin.

Njëri prej tyre, Limon Isufi, 42 vjeç, megjithëse ka pasur kriza të forta zemre, refuzon ta braktisë grevën. Ai nuk pranon të dalë jashtë ambienteve ku po zhvillohet greva, edhe pse gjendja e tij shëndetësore sa vjen e rëndohet.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-07-31 17:37
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›