Mbajti peng një shtetas 1 vit më parë, arrestohet Deda
Gjirokastër
Policia e Gjirokastrës arrestoi një person i kërkuar për pengmarrje. Burime zyrtare nga policia lokale bënë të ditur se dy ditë më parë, rreth orës 19:00, specialistët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit në policinë e Gjirokastrës kanë bërë ndalimin e të shpallurit në kërkim, Altin Deda 35 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë. Ky person ishte i shpallur në kërkim për pengmarrjen e një personi. Ndërkohë që dhe Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendim të datës 2 korrik 2008, ka vendosur dënimin me 8 muaj burg për veprën penale “heqje të paligjshme të lirisë”. Ky person, më datën 11 korrik të vitit 2007, në vendin e quajtur Matohasanaj të rrethit Tepelenë, afër varrezave të fshatit ka marrë peng për disa orë bashkëfshatarin e tij, me inicialet B. B., nga fshati Dhëmblan për motive të dobëta. Arrestimi i këtij personi në kërkim u bë nga specialistët dhe agjentët e Sektorit Operacional të Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës në banesën e tij në Dhëmblan, Tepelenë rreth orës 15:00 të mesditës së djeshme. Policia tha se materialet i kanë kaluar prokurorisë së Gjirokastrës për hetime të tjera.