Razëm, Bogë, Theth, në një monografi turistike
24/02/2005 Botimi i studimeve të ndryshme nga fusha e gjeografisë sidomos për ato mjedise, të cilat kanë qenë pak të hulumtuara vazhdimisht kanë zgjuar kureshtjen e lexuesve. Nëse për Veriun shqiptar botimet e deritashme kryesisht kanë pasur të bëjnë me qytetin e Shkodrës, viteve të fundit janë publikuar botime edhe për vendbanime apo mikroregjione të rëndësishme të zonës së saj gravituese.
Duke marrë parasysh vlerat e përgjithshme gjeografike, por edhe mungesën e një botimi të veçantë kohë më parë bashkëautorët prof.dr.Rifat Talani opinionit iu paraqiten me botimin "Razëm, Bogë, Theth", botuar nga SHB "Camaj-Pipa" në vitin 2000. Prezentimi i këtij mjedisi gjeografik është kompleks, sepse në këtë botim trajtohen veçoritë fiziko-gjeografike, hartografike dhe ato turistike. Territori në studim ndodhet në qendër të Alpeve Perëndimore të Shqipërisë dhe është në kuadër të Malësisë së Madhe dhe të Shkodrës.
Këto tri zona kanë paraqitur interesimin e bashkautorëve, sepse si të tilla ata kanë resurse të mëdha turistike, të cilat janë evidentuar që në mesin e shekullit XIX, nga shumë autorë të huaj dhe të vendit për zhvillimin e një turizmi alpin veror dhe dimëror. Andaj duke marrë parasysh kushtet natyrore dhe mundësitë e zhvillimit të turizmit në këtë mjedis autorët në detaje ofrojnë të dhëna me interes jo vetëm për specialistët, por edhe për opinionin e gjerë. Duhet thënë se Razma dhe Thethi deri në vitin 1991 kanë qenë pika turistike me rëndësi të veçantë, sepse kanë funksionuar si kampe pushimi punëtorësh, ndërsa më pas janë privatizuar, por pa ndonjë menaxhim me efekte ekonomike, sepse kanë munguar investimet përkatëse.
Autorët studimin monografik e kanë ndarë në pesë pjesë; ku në pjesën e parë trajtohen veçoritë fiziko-gjeografike ku është pasqyruar pozita gjeografike, kufijtë dhe madhësia, gjeologjia me tektonikën dhe litologjinë, relievin, klimën, hidrografinë etj. Me mjaft kujdes dhe profesionalizëm janë paraqitur për këtë territor nga ana turistike hartat morfometrike si hipsometria, lartësia e pjerrësia mesatare, copëtimi horizontal e vertikal, lartësia e pjerrësia mesatare, izobatet etj. Në pjesën e dytë janë analizuar resurset humane të territoreve si në numrin e popullsisë, strukturën, arsimin, kulturën, shëndetësinë dhe resurset ekonomike.
Ne pjesën e tretë janë analizuar infrastruktura dhe superstruktura; në të katërtin trajtohet mundësia e zhvillimit të turizmit në përshtatje me resurset që ofron zona, duke trajtuar llojet e turizmeve, si: alpinizmi, turizmi shkencor (gjeografik, historik, arkeologjik, etnografik, speleologjik etj.), turizmi i gjuetisë, sportiv, artistik dhe i ekskursioneve. Libri mbyllet me trajtimin e perspektivave të zhvillimit të turizmit dhe me përfundime dhe rekomandime. Në fund është shënuar literatura e konsultuar, e cila është e veçantë, sepse këto zona turistike në të kaluarën nuk kanë qenë në interes të hulumtimeve shkencore.
Monografia është e pasur me një numër të konsiderueshëm hartash, tabelash dhe fotografish që kompletojnë këtë studim me vlerë nga aspekti turistik, i cili padyshim do të jetë me interes jo vetëm për adhuruesit e turizmit malor, por edhe për të tjerët që janë dashamirë të lëvizjeve turistike. Sepse Razma, Boga dhe Thethi në sajë të investimeve dhe ndërtimit të infrastrukturës përkatëse në të ardhshmen, janë zonat me më shumë perspektivë në Alpet e Shqipërisë për zhvillimin e turizmit alpin, si atij veror, por edhe dimëror