E Hënë, 2 Nëntor 2026

Syabit Shkreli, në një "zvogëlim" të detyruar

24/02/2005  Projketi "Insurgent sapce 1/60" vazhdoi ndërhyrjen e tij në hapësirë edhe ditën e djeshme në godinën nr.23 dhoma 112, në Qytetin Studenti. Por këtë herë, nuk kishte parrulla madje në pamje të parë, dukej sikur asgjë nuk ndyshonte... Sapo kaloje pragun ndjeje një ndrydhje që nuk e kuptoje se nga vinte. Një ndjesi, rezultat i "operacionit" të artistit Syabit Shkreli. Një zvogëlim artificial i dhomës, gati-gati në mundësitë minimale të qëmdrimit në të... dhe zhurma të bezdishme...

Përse një "operacion" në vëllimin fizik të një dhome?

Kam menduar që vendi ku jetojnë individët është një faktor shumë i rëndësishëm për ndërtimin e marrdhënieve midis tyre. Një vend si Qyteti Studenti, ku studentët janë të detyruar te jetojnë në një ambient të caktuar, të krijojnë marrdhënie të caktuara etj., arkitektura ndikon ndjeshmë në të gjitha këto, madje edhe në mënyrën se si jetojnë, flasin, mendojnë... "Zvogëlimi" i dhomës, pra ulja e tavanit deri në nivelin e derës apo edhe zvogëlimi i pjesëve të tjera, i mëshon faktit që gjithçka është në parametrat minimalë, në nivelin e domosdoshmërisë, në nivelin e mbijetesës individuale... Pra në thelb, nuk është përzgjedhja jote të rrish aty, por është një "dikush" tjetër, një institucion tjetër që vendos për ty.

Një dhomë e vogël, e përpos kësaj shumë zhurmë...

Me zhurmat jam përpjekur të tregoj se si një moment intim personal, të "dhunohet" dhe ti je i pafuqishëm të bësh diçka. Jetë e dikujt tjetër bëhet pjesë e jetës tënde, pa dëshirën tënde, në një formë të dhunëshme. Por t'i nuk mund të bësh gjë, pasi janë përsëri të tjerët që vendosin për ty.

Kjo lloj "dhune" nuk ndodh vetëm në një dhomë por është prezente më gjerë në shoqëri...

Natyrisht. Në mënyrë absolute e gjithë shoqëria kalon nëpër një "filtër" të tillë limitues, dhunues. Po ju jap një shembull konkret. Une nuk mund të dal lirshëm jashtë kufijëve të shtetit tim, nuk mundem për arsye që dihen. Kjo është shumë e ngjashme me atë që ndodh te dhoma. Dikush tjetër "rregullat e lojës" për mua, dikush tjetër vendos për mua, qoftë ky edhe një institucion që zgjedh kufijtë për mua...Besoj se edhe arti këtë ka si qëllim kryesor, të stimulojë publikun në raportet që ai ka në jetën e tij të përditëshme, me shtetin, familjen, punën, vendin e banimit...Një koncept më i gjerë për lirinë e individit dhe individëve dhe mbi pozicionin e çdo individi ndaj kësaj "dhune" dhe sa të aftë janë individët të thyejnë këto rregulla që nuk i kanë përzgjedhur vetë...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›