Kakome, punëtorët ankohen se është qëlluar me armë pranë tyre
Kakomeja trazohet sërish. Ndërkohë që kompania ndërtuese e kontraktuar vazhdon të kryejë punimet për projektin e ngritjes së fshatit turistik në Kakome, Komisariati i Policisë së Rendit në Sarandë është njoftuar se punonjës të saj janë ndjerë të kërcënuar pasditen e së shtunës. Pretendimi i punëtorëve ka qenë se fare pranë tyre kanë dëgjuar të shtëna armësh. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se pas sinjalizimit është vlerësuar informacioni i marrë dhe një grup uniformash blu ka mbërritur në vendngjarje për të parë nga afër situatën. "Nga kontrolli i zonës nuk kemi gjetur gëzhoja përreth territorit ku mendohej se ishte realizuar qitja", ky ka qenë prononcimi zyrtar i ardhur nga Komisariati i Policisë së Sarandës.
Megjithëkëtë, verifikimi nuk është ndalur këtu. Mbrëmjen e së shtunës mësohet se janë shoqëruar për në ambientet e komisariatit 5 persona, të dyshuar se kishin lidhje me situatën që ka denoncuar firma. Por pas marrjes së tyre në pyetje, nuk është pranuar dhe provuar të ketë pasur gjuajtje me armë në territorin e Kakomesë. Kështu që të dyshuarit janë lënë sërish të lirë nga policia, e cila nuk ka mundur të provojë pretendimin e ngritur nga firma ndërtuese. Në mënyrë të përsëritur, përfaqësues të firmës janë ankuar se kanë probleme me disa banorë të zonës, gjë që hera-herës është kthyer në burim shqetësimi dhe në pengesë për përparimin e punimeve me ritmin e duhur në ngritjen e kantierit të fshatit të ardhshëm turistik.