"Luftë" në Tiranë, një i vdekur dhe tre të plagosur
Një 26-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri, ndërsa dy të afërmit e tij janë plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur dje në orën 12.20 pranë Drejtorisë së Doganës në Tiranë, ku Bashkim Qefalia ka qëlluar nga automjeti i tij me pistoletë Artan, Kujtim dhe Nertil Allushin. Dëshmitarë në vendngjarje thanë për gazetën se Artani ka humbur jetën pak minuta pas ngjarjes, ndërsa Kujtimi dhe Nertili janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore. Shkak i konfliktit midis autorit, i cili është shpallur në kërkim dhe viktimave, sipas burimeve të policisë, ka qenë një femër.
Skema e ngjarjes
Pas sinjalizimit për "luftën" në hyrje të Tiranës, në vendngjarje janë nisur dhjetëra grupe të policisë. Fillimisht janë marrë deklarime nga dëshmitarë okularë dhe më pas puna është përqendruar në provat në vendngjarje, ndërsa disa agjentë të policisë kanë shkuar pranë familjes së viktimës për më shumë informacion. Paraprakisht grupi hetimor ndërtoi skenën e ngjarjes, ku "protagonisti" i këtij sherri është padyshim Bashkim Qefalia, ndërsa nga të shtënat me armë të tij mbeti i vrarë Artan Allushi dhe u plagosën në gjendje të rëndë Kujtim Allushi, 50 vjeç dhe djali i tij, Nertil Allushi, 22 vjeç, lindur dhe banues në Komunën Zall Herr, të dy të afërm të viktimës. Sipas uniformave blu, krahas autorit Bashkim Qefalia janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, që dyshohet se kanë qenë në furgon me autorin. Hetuesit e çështjes deklarojnë se paraprakisht dyshojnë se shkaku për konfliktin është bërë një femër. Konflikti që shkaktoi vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve, midis personave nga fisi Allushi dhe autorëve të krimit, ka lindur pak minuta para vrasjes. Sipas policisë, të dyja palët kanë qenë duke udhëtuar me automjetet e tyre në hyrje të Tiranës. Bëhet e ditur se viktima ka qenë duke udhëtuar me një makinë me targa të huaja tip "Benz" dhe më pas është ndjekur nga një furgon ku ndodheshin autori i dyshuar i krimit. Sipas dëshmitarëve, dy automjetet kanë ndaluar në rrotullimin e Doganës. Midis tre pjesëtarëve të familjes Allushi dhe personave të tjerë në furgon ka filluar një debat i ashpër. Policia thotë se për pak minuta konflikti ka degjeneruar në përdorimin e dhunës, si me grushte ashtu edhe me mjete të forta. "Pikërisht në këto momente, thotë policia, kur palët ishin përfshirë në konfrontim fizik midis tyre, njëri person nga grupi kundërshtar, që dyshohet të jetë 39-vjeçari Bashkim Qefalia, nxjerr pistoletën dhe qëllon në drejtim të Artan, Kujtim dhe Nertil Allushit". Sipas saj, nga të shtënat me armë zjarri, Artani merr plagët më të rënda, i cili gjatë transportimit për në Spitalin Ushtarak ka humbur jetën. Mësohet se dy të plagosurit e konfliktit që përfundoi me përdorimin e armës, ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital, ku gjendja shëndetësore e tyre vazhdon të jetë e rëndë.
Motivi
Krahas mekanizmit të ngjarjes, policia po punon për zbardhjen e motiveve të këtij konflikti. Informacionet e para flasin se midis fisit Allushi dhe autorit Bashkim Nikolla ka pasur konflikt për një femër. Të dhënat e policisë flasin se autori ngacmonte një vajzë në fisin Allushi, të cilët banonin në Zall Herr. Midis protagonistëve ka pasur sherre të vazhdueshme, ku pjesëtarë të familjes Allushi i kanë bërë thirrje shpeshherë autorit të mos e kryejë një veprim të tillë. Por sherri ka degjeneruar dje në një përleshje me armë, ku pasojat janë të rënda, një i vrarë dhe dy të plagosur. Ndërkohë, zyrtarisht Policia e Tiranës thotë se pas bllokimit të vendit të ngjarjes, u mblodhën të gjitha provat dhe dëshmitë për të zbardhur ngjarjen e rëndë, ndërsa janë marrë në pyetje dëshmitarët e ngjarjes, të cilët kanë qenë të shumtë, si punonjës të lokaleve para vendit ku u vra 26-vjeçari Allushi, si dhe persona të tjerë që janë gjendur rastësisht aty. Të gjithë të pyeturit kanë dhënë versionin e tyre për ngjarjen.
Dëshmitë
Si pamë tre të plagosur para lokalit
Ngjarja e djeshme regjistroi një numër të madh dëshmitarësh, ndërsa policia arriti që brenda pak minutave të gjejë autorin dhe ta shpallë në kërkim, megjithëse nuk u bë e mundur arrestimi i tij deri në orët e pasdites së djeshme. Në afërsi të vendit të ngjarjes, klientët e një lokali janë bërë personat që do të hidhnin dritë për vrasjen. Sipas tyre, fillimisht është dëgjuar një sherr me fjalë midis disa personave që kishin ndaluar me makina para lokalit. Megjithëse nuk u kanë vënë veshin, fjalët sa vinin edhe depërtonin brenda në lokal dhe pas disa minutash janë dëgjuar krismat e para. "Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Fillimisht pamë disa persona që po grindeshin me fjalë, ndërsa disa të afërm të tyre i tërhiqnin që të mos krijonin konfrontime fizike. Por më pas dëgjuam tri krisma", thotë një 30-vjeçar që ka qenë brenda në lokal gjatë ngjarjes. Sipas tij, pasi doli menjëherë jashtë, pa njërin nga personat që po debatonte të shtrirë për tokë dhe të mbuluar në gjak. Dëshmitari tha se dy persona të tjerë vazhdonin akoma konfrontimin fizik midis tyre, derisa më në fund autorët largohen nga vendi i ngjarjes me furgon, ndërsa para lokalit ishin të plagosur tre persona. Dëshmitarë të rastësishëm kanë përcjellë të plagosurit për në spital.
Shpërblimi
Policia: 5 milionë lekë informatorit
Policia e kryeqytetit ka njoftuar zyrtarisht se vë në dispozicion pesë milionë lekë të vjetra për çdo person që do të japë informacion për vendndodhjen e saktë të autorit të dyshuar. Zëdhënësja e policisë së kryeqytetit, Alma Katragjini, në një deklaratë për shtyp ka garantuar se do të ruhet në mënyrë të plotë anonimati i personit që do të japë informacionin e saktë për vendndodhjen e autorit që dyshohet se qëlloi me pistoletë në drejtim të personave nga i njëjti fis. Përveç numrit të zakonshëm, Policia e Tiranës ka vënë në dispozicion të atyre që disponojnë informacion edhe numrin e telefonit 0694111021. Njoftimi është realizuar menjëherë sapo është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, ndërsa deklarohet zyrtarisht se po punohet për gjetjen e tij.