"Të fortët" e Bathores zbrazin armet

Tmerri ka pushtuar shumë banorë të Bathores, pasi
dy persona kanë dalë me një pushkë, duke qëlluar në drejtime të ndryshme, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima.
dy persona kanë dalë me një pushkë, duke qëlluar në drejtime të ndryshme, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima.
Ngjarja alarmuese ka ndodhur mesnatën e djeshme, kur Adriatik Duraku dhe Afiz Doci kishin dalë në rrugën kryesore të lagjes Nr. 3 të Bathores në Tiranë, pranë një lokali skedinash sportive.
Sipas të dhënave të mbledhura nga policia, krismat janë dëgjuar rreth orës 01.00 të mëngjesit. Nga ndjekja e bërë prej forcave të Komisariatit NR. 5, në kryqëzimin e rrugës nacionale Tiranë-Kamzë, me ish-Radiostacionin, u bë kapja e njërit prej autorëve, i cili rezulton të jetë Afiz Doci.
Policia ka mundur të identifikojë edhe personin tjetër, i cili rezulton të jetë Adriatik Duraku. Policia kreu veprimet procedurale dhe në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua një pushkë gjysmë automatike, një krehër fishekësh dhe disa gëzhoja.