E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalabri, shkatërrohet banda italo- shqiptare

Një bandë italo shqiptare e cila merrej me trafikun e drogës dhe vepronte në bashkëpunim të ngushtë me ndragëtën është shkatërruar sot në Kalabri të Italisë. Sipas hetimeve droga vinte nga Shqipëria për tregun italian dhe europian. 

KALABRI- Guardia di Financa ka ndërmarrë një operacion në Kalabri dhe në zonat të tjera për arrestimin e 24 personave të akuzuar se janë pjesë e një organizate që drejtonte trafikun e drogës, të ardhur nga Shqipëria dhe me destinacion tregun italian dhe evropian. Sipas hetimeve, organizata përbëhej nga italianë, shqiptarë, dhe rumunë të cilët operonin në bashkëpunim të ngushtë me ndragetën. Sipas akuzës në krye të kësaj organizate ishte Saveria Magliaro, 58 vjec.

(s.g/ANSA/ BalkanWeb) 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›