E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stafilokoku në spitale, dyfishi i normave në BE

Nga Esmeralda Keta
Kjo do të thotë se edhe mundësia e pacientëve shqiptarë, që shtrohen nëpër spitale, është 2 herë më e madhe, që, së bashku me mjekimin, të marrin edhe infeksionet spitalore. Deklarata në konferencën mediko-kirurgjikale. 

TIRANE-Infeksionet spitalore ne vendin tonë janë dy herë më të larta sesa standardet e vendosura nga vendet e BE-së. Që do të thotë se edhe mundësia e pacientëve shqiptarë, që shtrohen nëpër spitale, është 2 herë më e madhe, që, së bashku me mjekimin, të marrin edhe infeksionet spitalore. Dhe për më tepër, antibiotikët që mbrojnë pacientët në spitalin tonë janë shumë më të vjetër e nuk përdoren më në Evropë, gjë që rrit rrezikshmërinë e këtyre infeksioneve.
Infeksionet
Në shumë raste kjo për qindje e lartë e prezencës së infeksioneve spitalore në vendin tonë ka si burim edhe duart e palara të stafit mjekësor. Sipas akademikut dhe njërit prej themeluesve të konferencës së kirurgjisë, Besim Elezi, shkaqet e infeksioneve, janë mjaft komplekse. "Shpeshherë ato lidhen me duat e palara, me problemet e higjenës, përdorimit të materialeve njëpërdorimëshe, metodat e vjetra të sterilizimit, - ka shpjeguar profesor Elezi. - Në QSUT, problemi është shumë kompleks, pasi dhe qëndrimi në spital i pacintëve shoqërohet ndonjëherë me këto infeksione". Ndërkohë që një tjetër problem që ka dalë gjatë kësaj konference kirurgjikale kanë qenë edhe antibiotikët që përdoren për të mbrojtur pacientët tanë, të cilët janë mjaft të vjetër dhe nuk përdoren më në Evropë, pasi një pacient që e merr këtë ka 2 herë më shumë propabilitet që sëmundja e tij të bëhet fatale, krahasuar me pacientët që nuk preken nga infeksionet spitalore. Ka qenë kjo arsyeja që drejtoresha e re e QSUT-së, Gjeorgjina Kuli ka ngritur një grup pune për të vendosur një standard të nivelit të infeksioneve spitalore në vendin tonë, të cilave do t'u referohen më pas të gjitha spitalet e vendit. Konferencën mediko-kirurgjikale e përshëndeti edhe Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, e cila u shpreh se çdo hap dhe lëvizje në reformë, do të bazohet kryesisht dhe vetëm në kostifikimin e çdo shërbimi të ofruar qytetarit. "Kjo do të thotë që çdo strukturë paraprakisht dhe detyrimisht, duhet të hartojë në mënyrë të detajuar, protokollet e diagnozës dhe trajtimit mbi të cilat do të punohet për kostifikimin",

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›