Ronaldinjo kthehet i madh

Spektakël dhe lot nga Ronaldinho, goleadë nga Atletico Mineiro përballë Figueirense-s në Brazil. “Gaucho” ishte vendimtar me tre gola dhe dy asiste në fitoren 6-0 të skuadrës së tij. Ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit ka shënuar golin e parë në minutën e 12-të të ndeshjes.
Pasi e dërgoi topin në rrjetë, ylli i Atletico Mineiro-s u gjunjëzua në fushë dhe nisi të qante, përpara se shokët e skuadrës ta përqafonin për të festuar golin e shkëlqyer me të djathtën nga pozicion thuajse i pamundur.
Ronaldinho shënoi edhe në të 30-ën me një goditje dënimi, ku nxorri jashtë loje murin e lojtarëve kundërshtarë dhe la të palëvizur portierin, ndërsa në të 62-tën ai kompletoi tripletën personale me një 11-metërsh.
Pas ndeshjes Ronaldinho shpjegoi se dedikimi me shikimin nga qielli ishte për njerkun Vanderlei, i cili ishte ndarë nga jeta përpara ndeshjes. “Isha shumë i trishtuar për këtë humbje. Luajta edhe pse isha ende i tronditur. Nuk e kisha të thjeshtë, por dëshiroja ta nderoja me një paraqitje të madhe”, tha fantazisti.
“Golat ia dedikoj atij dhe familjes time. Boshllëku që ai la nuk mund të plotësohet”, shtoi 32-vjeçari që po përjeton një periudhë shumë të vështirë edhe prej sëmundjes së nënës së tij, zonjës Miguelina.
Në ndeshjen kundër Figueirense-s shënuan edhe Rever, Bernard e Carlos Cesar, në atë që ishte fitorja më e thellë e këtij sezoni në kampionatin brazilian. Me 3 pikët e marra Atletico Mineiro përforëcon pozitat në vendin e dytë të klasifikimit, me 6 pikë diferencë nga kryesuesit e Fluminense-s, që theu 1-0 Botafogo-n e Clarence Seedorf.