Kalaja e Drishtit, ku varfanjakët kërkojnë një thesar
Në majën e një kodre 800 metra mbi nivelin e detit, 15 kilometra larg Shkodrës, brenda mureve të lashta të kalasë së Drishtit, jetojnë dhjetë familje të varfra, me një ëndërr të pasur. Ata jetojnë me besimin se nën këmbët e tyre gjendet një thesar. Legjenda se këtu ka flori ecën përkrah varfërisë së tejskajshme që ka mbuluar këto familje.
Për t‘u bërë mysafir i kalasë së Drishtit duhet të kalosh fshatin Postrribë dhe pasi futesh në lagjen "Drisht", të pret një rrugëtim mali deri në majë të kodrës ku ndodhet kalaja që duket se sytë i mban nga Shkodra. Poshtë kalasë jetojnë disa familje. Përshtypja e parë që të krijohet në kontaktin me njerëzit e kësaj ane është fakti që femrat nuk kanë dëshirë të përshëndesin një të huaj, ndërsa burrat që ecin me kokën poshtë, sikur mbajnë mbi supet hallet, të përshëndesin sipas zakonit "a u lodhët burra?". Historia që të vjen ndërmend kur i afrohesh kalasë është ajo e një babai që vrau vajzën dhe e mbajti të groposur për dhjetë vite në oborrin e shtëpisë, vetëm se ajo u nda nga burri dhe u kthye me turp në shtëpi. Kjo histori mjafton për të kuptuar pse gratë nuk ua hedhin sytë njerëzve që kalojnë në rrugë.
Rrugës për në kala, i ulur në një shkëmb, qëndron një i moshuar që ofrohet si udhërrëfyes. Plaku quhet Dyl Buhaj, është 78 vjeç, një nga banorët më të vjetër të kalasë.
Duke ecur rrugës për në brendësi të kalasë, Dyli tregon se brenda saj ndodhen prej qindra vitesh dhjetë familje, të cilat jetojnë në një gjendje të mjerueshme ekonomike. Banesa që gati janë //////////////shembje, dritare me plastmase, fëmijë me rroba të grisura, sy të vuajtur që të shoqërojnë gjatë gjithë lëvizjeve, duket sikur kërkojnë ndihmë. Natyrshëm lind pyetja: Pse këta njerëz jetojnë ende këtu? Por udhërrëfyesi ynë vë buzën në gaz, ngre supet dhe thotë: "Ku të shkosh?
Në fakt, këta njerëz kanë një arsye që i mban lidhur në kala. Ata besojnë se këtu ndodhet një thesar i madh floriri që në kohën e turqve. Flitet se turqit, të gjithë arin e mbledhur në zona të ndryshme të Shkodrës dhe rrethinave, e kanë ruajtur në këtë kala. Madje gojëdhënat shkojnë deri aty sa flitet sikur familjet që gjenden sot në kala janë mbetje e një garnizoni të ushtrisë turke, që më pas, nga brezi në brez, janë asimiluar. Kjo gojëdhënë, për të mos thënë që është e vërtetë, ka diçka reale, pasi banorët janë besimtarë fanatikë dhe pothuajse çdo familje ka njerëz apo kushërinj në Stamboll.
Për thesarin, Dyl Buhaj thotë se ari mund të jetë në pjesë të ndryshme të kalasë, por duhen aparatura të posaçme për ta kërkuar, pasi mund të jetë i groposur thellë. Nuk ka banor këtu që të mos të ketë hapur gropa nëpër kala për të kërkuar thesarin. Thonë se disa familje kanë gjetur diçka dhe janë larguar. Flitet se të tjerë kanë gjetur ar, por e kanë mbajtur të fshehtë këtë dhe banorët e kalasë vazhdojnë të jetojnë me shpresën se një ditë do të gjejnë floririn.
Biseda për floririn e fshehur bëhet shumë shpejt serioze dhe disa nga banorët tregojnë se në kala kanë ardhur ekspedita të ndryshme sidomos nga Turqia, që quhen "piratët e arit". Ata kanë qenë të pajisur me harta të vjetra dhe aparatura kërkimi. Banorët thonë se kanë ardhur ditën si turistë, por natën kanë bërë gërmime.
Për të na bindur që këtu ka flori, banorët tregojnë se në disa shtëpi është gjetur ar, por njerëzit që janë bërë të pasur, më pas kanë pësuar fatkeqësi. "Floriri që kanë gjetur nuk është lënë amanet për ta, ndaj nuk kanë mundur ta gëzojnë", thotë një banor i lagjes në kala. Në cepat e kalasë dallon gropa të hapura që janë mbyllur më pas, apo gurë të vjetër me mbishkrime turqisht, të nxjerra nga gërmimet, që për banorët janë provat se këtu ka flori.
Ata flasin me pasion për ëndrrën e tyre se një ditë do të gjejnë thesarin. Mendimet e tyre se nën tokë ka thesar duken një absurditet, që i ka mbërthyer mendjet e këtyre banorëve, të cilët në realitet ecin me varfërinë, ndërsa ëndërrojnë për pasurinë. Por ajo që të bën përshtypje është dhe fakti historik dhe arkeologjik i kalasë së Drishtit, muret rrethuese të së cilës janë shembur keq, edhe për shkak të kërkimeve për ar.
Largohemi nga Drishti duke lënë pas varfërinë, banorët ëndërrimtarë dhe atë pjesë të kalasë të mbetur në këmbë që sheh Shkodrën, me urimin se kur të kthehemi sërish, banorët të kenë gjetur thesarin.
SOM
Fshatarët e varfër besojnë se në territorin e kalasë është fshehur nga turqit një sasi e madhe floriri
SOM
Thuhet se ka pasur nga ata që kanë gjetur flori, por, më pas, këta njerëz janë prekur nga fatkeqësi
Dyl Buhaj
Plaku 78 vjeç, një nga më moshuarit e lagjes në kala, tregon se, me gjithë se shumë të varfër dhe pa mjete jetese, fshatarët nuk e lënë vendin, me shpresën se një ditë do të gjejnë arin
KALAJA E DRISHTIT
Në antikitetin e vonë, kjo kala ishte njëra prej fortesave zinxhir që mbronin Shkodrën. Në shek IX, Drishti u kthye në një fortifikim të rëndësishëm të mbretërisë së Zetës dhe varej nga Dioqeza e Tivarit. Kalaja e Drishtit u ngrit në shekullin XIII si një fortesë bizantine. Në vitin 1442, Drishti ra në duar të Venedikut, më pas u mor nga Skënderbeu, në fund u pushtua nga turqit në vitin 1478. Kalaja gjendet në një kodër 800 metra të lartë. Brenda mureve të saj gjenden dhjetë shtëpi të fshatit që formojnë një lagje.
Kanë shkruar për Drishtin
Edit Durham në librin e sajë "Brenga e Ballkanit" shkruan për Drishtin "...Nga viset afër Shkodrës, më fatzi ishte Drishti, fshati i grave të burgosura në Podgoricë... Malazezët, që kishin ngritur aty afër kampin, jo vetëm kishin prerë për djegie çdo dru ulliri, por edhe rrënjët i kishin shkulur. Kopshtet e paqme që shtriheshin gjatë bregut të lumit dhe që prodhonin për treg, me sistemin e ujitjes të bërë me mjeshtri, ishin zhdukur. Gjysma e shtëpive ishin djegur. Të gjitha ishin plaçkitur. Kur i vizitova ata të mjerë që kishin mbetur gjallë, ishin prekur nga lija. Trembëdhjetë të sëmurë ishin grumbulluar të gjithë në një shpellë... Gratë kërruseshin në kasolle të bëra me pak shkopinj të mbështetur në muret e shkatërruara të shtëpive të tyre dhe gatuanin gjethe e barëra për fëmijët. Mjaft prej tyre ishin gjysmë të zhveshura...".
Precedenti
Ethe ari në Kardhiqin me katër shtëpi
Ethet e arit kanë pushtuar "qytetin" e dikurshëm të Kardhiqit, në Rrethin e Gjirokastrës, të shfarosur e rrënuar nga Ali Pashë Tepelena, ku aktualisht jetojnë vetëm katër familje me rreth 15 frymë. Gazeta "Shqip" shkroi në muajin mars të këtij viti për ekspeditat e njerëzve të përfshirë në inkursione të kërkimit të thesareve të fshehura, që janë rikthyer këtë vit në zonë. Sipas vendasve, nga këto "ekspedita" vazhdojnë kërkimet për të ashtuquajturin thesar të familjes Dosti. Banorët e pakët të Kardhiqit këmbëngulin se nën gërmadhat e mureve të kalasë, kërkuesit që vijnë këtu me aparate metalkërkuese, kanë mundur të gjejnë sasi të vogla monedhash floriri, por ata ende nuk kanë mundur të gjejnë "floririn e Dostit". Legjendat e banorëve të mbetur ende në Kardhiq flasin për një pasuri të madhe, që kishin akumuluar bejlerët e Kardhiqit në kohën e lulëzimit të plotë të qytetit të tyre dhe të zonës përreth. Kjo kishte ndodhur para hakmarrjes së tmerrshme të Ali Pashë Tepelenës dhe shfarosjes brenda një dite të rreth 600 burrave të Kardhiqit, si shpagim i turpërimit që i kishin bërë bejlerët e Kardhiqit nënës së tij, Hanko dhe motrës së tij, Shanishasë.
Banorët këmbëngulin se florinjtë ekzistojnë nën gërmadhat e Kardhiqit dhe se disa gjetje që janë bërë deri tani nga kërkuesit, nuk janë veçse "disa çikërrima" të thesareve.