Kosova në rrugë kundër planit të OKB-së
Dje, në Prishtinë, është zhvilluar një protestë gjigante si demonstrim i kundërshtimit të planit gjashtëpikësh të planit të Ban Ki Mun, i cili lejonte krijimin e strukturave paralele serbe në veri. Dhjetëra mijëra qytetarë kanë protestuar dje në Prishtinë, në kundërshtim të planit gjashtëpikësh të sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki Mun, dhe në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës. Protesta është organizuar nga rrjeti i organizatave joqeveritare, të udhëhequra nga Lëvizja Vetëvendosje, por aty kanë marrë pjesë edhe figura politike, duke përfshirë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës. Protestuesit mbanin në duar flamurin kombëtar shqiptar, parulla kundër ndarjes së Kosovës, thërrisnin poshtë UNMIK-u, ndërkaq emri më i brohorituri ishte lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Masa e njerëzve u nis nga Biblioteka Kombëtare, vazhdoi marshimin përpara Kuvendit dhe qeverisë së Kosovës dhe në fund edhe para ish-selisë së UNMIK-ut, tani EULEX-it. Duke iu drejtuar masës, Albin Kurti tha se, edhe nëse liderët kosovarë e pranojnë në çfarëdo mënyre gjashtëpikëshin, populli nuk do ta pranojë atë. Ai kundërshtoi neutralitetin e EULEX-it, duke e parë atë si një definicion që i mundëson Serbisë të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Kosovës. "Po thonë që ky farë EULEX-i është neutral. Ky neutralitet i bie njëfarë paanshmërie ndaj dy palëve. Pra, kur po thonë është neutral, po duan të thonë se për çështjen e Kosovës janë dy palë, është Kosova, por është edhe Serbia", deklaroi Kurti. Në vazhdim, ai ka kritikuar qëndrimin e lidershipit të Kosovës karshi zhvillimeve të fundit politike, ndërkaq planin 4-pikësh të Prishtinës, ai tha se e sheh si një mundësi që Kosova e Serbia sërish të hyjnë në negociata. "E keni parë që dje ia kanë ofruar Daniel Friedit një plan 4-pikësh. Mirëpo, ky plan 4-pikësh do të përfundojë si qëndrim i palës kosovare në negociatat e ardhshme. Thonë, Serbia po i lyp gjashtë pika, ju po i lypni katër pika, hajde e gjejmë mesin diku. Prandaj, nuk mjafton më t‘u thuhet ‘jo‘ pikave të Ban Ki Munit, por duhet thënë ‘jo‘ edhe çfarëdo negociate ose pazari me vendin tonë", u shpreh Kurti. "Jo ndarjes së Kosovës dhe pacenueshmëria e sovranitetit" ishin slogane të kësaj proteste. Në emër të shoqatave të dala nga lufta dhe veteranëve të UÇK-së, Xhavit Jashari tha se çdo tentim për ta ndarë Kosovën do të ketë efekte edhe për vendet e tjera të rajonit.
"Edhe nëse këto institucione, pa marrë parasysh arsyet, këtë ‘jo‘ të sotme e bëjnë ‘po‘ të nesërme, atëherë do të hapen probleme me të cilat do të përballen jo vetëm Kosova e Serbia, por do të përballen edhe Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria, do të përballen edhe Shqipëria e Greqia.... Pra, do të ketë ribërje të kufijve, sot ose nesër, jo vetëm në këtë pjesë të tokave shqiptare, por edhe më gjerë", u shpreh Jashari. Protesta ishte ndër më masivet që është organizuar që nga mbarimi i luftës e këndej. Ajo ka përfunduar qetë dhe pa incidente, por me paralajmërimin se organizime të ngjashme do të ketë në vazhdimësi, përderisa, siç u tha, të cenohet sovraniteti dhe integriteti i Kosovës. Protesta e djeshme në Prishtinë ishte një organizim jopolitik, por që pati një pjesëmarrje shumë të madhe. Ishte interesante një nga parullat që mbanin në duar pjesëmarrësit në protestë, ku shkruhej "S‘Ban, S‘Ki, S‘Mun". Qytetarët e Kosovës e bënë të qartë qëndrimin se nuk do të pranojnë asnjë lloj ndarjeje, qoftë të hapur apo të fshehur të shtetit më të ri që shpalli pavarësinë më 17 shkurt të këtij viti.