Kalderon: Bufon është mit, e dua atë
Në prag të superndeshjes së Champions League, mes Juventusit dhe Realit të Madridit, është presidenti i spanjollëve, Ramon Kalderon, ai që ka turbulluar ujërat. E thënë ndryshe ka filluar një joshje në drejtim të Bufonit. Pyetjes nëse në formacionin aktual të Juventusit ka një ndonjë lojtar që i pëlqen, Kalderon i përgjigjet. "Një është i sigurt, ‘mitiku‘ Bufon. Di që nuk do të luajë dhe nuk dua të jem hipokrit, për ne do të jetë një avantazh, Bufon është vërtet një lojtar klasi. Bufon është një lojtar ‘alla‘ Real, por Reali nuk ka nevojë për ndryshime në këtë rol. Pastaj na pëlqen shumë Kamoranezi dhe, natyrisht, Del Piero".