Ronaldinjo rrit financat e Milanit
Zv/presidenti i Milanit, Adriano Galiani, pohoi se blerja e Ronaldinjos u shoqërua me një "boom" të vërtetë në shitjen e fanellave dhe në kontratat me sponsorët. Ylli brazilian u transferua në "San Siro" nga Barcelona për 21 milionë euro dhe afrimi i tij rezultoi mjaft efikas për ekonominë e klubit. Vetëm në tre muajt e fundit, kuqezinjtë kanë shitur 18 mijë fanella me emrin dhe numrin e Ronaldinjos, ndërkohë që të gjitha hapësirat publicitare në stadium janë prenotuar. "Prej Ronaldinjos sponsorizimet vazhdojnë të rriten", tha Galiani. "Ardhja e tij e transformoi në një farë mënyre Kupën UEFA në Ligë Kampionesh".