Super "pole" i Hemilton në Kinë
Luis Hemilton ka konfirmuar së është piloti më i shpejtë në Shangai, duke fituar "pole position" e Çmimit të Madh të Kinës në F1. Anglezi i MekLaren ka ndaluar kronometrin në kohën 1‘36"303. Në radhë të parë, bashkë me të, do të jetë Ferrari i Kimi Raikonen, i dyti me 3 të dhjetat më shumë. Vendi i tretë për ferraristin tjetër, Felipe Masa, i cili pozicionohet para Fernando Alonsos (Renault). Vetëm i pesti është renditur shoku i skuadrës së Luis Hemilton, finlandezi Heiki Kovalainen (MekLaren). Gjithçka ka shkuar ashtu siç ishte parashikuar. Në fund, Hemilton ka konfirmuar se është i pathyeshëm në një xhiro të vetme dhe ka mundur të marrë një "pole position" më shumë të merituar. Askush nuk kishte dyshim, por ndoshta tifozët e Ferrarit mendonin në një surprizë të këndshme nga pilotët e tyre të preferuar, por një gjë e tillë nuk ndodhi kurrë në provat zyrtare.