"Në Premiership luajnë të paktën 12 futbollistë gay"
Në Premiership aktivizohen të paktën 12 futbollistë homoseksualë, megjithatë askush prej tyre nuk e ka pranuar publikisht këtë fakt. Kjo pasi ekziston frika e reagimeve homofobike nga tifozët (ashtu siç ndodhi gjatë muajit të kaluar me Sol Kempbëll, kur luajti kundër Totenhemit), por edhe sepse shqetësohen se si mund ta presin këtë lajm shokët e skuadrës. Zbulimi u bë nga ish-ylli i përfaqësueses Shpresa të Anglisë dhe ish-lojtar i Çelsit, Pol Eliot, në prezantimin e fushatës "Homofobia: Tabuja e Fundit e Futbollit". Ai rrëfeu se njeh 12 lojtarë, të cilët vazhdojnë të jenë në aktivitet, që janë "gay", por pa pranuar të jetë i pari që tregon emrat e tyre. "Njoh mbi dhjetë lojtarë që janë ‘gay‘, pranoi ish-mbrojtësi 44-vjeçar, që sot është aktivist i të drejtave të njeriut, e kuptoj përse ata nuk duan ta pranojnë, megjithatë, ashtu si për racizmin, në futboll nuk ka vend as për homofobinë".
Deklarata nxiti "gërmimin" e gazetave britanike për të zbuluar identitetin e futbollistëve homoseksualë. Mbi të gjithë spikaste "Daily Star", që e titullonte faqen e parë "12 Gay Prem Footie Stars Outed", ndërsa në shkrimin e brendshëm kishte vendosur 12 foto pa fytyra. Është e qartë se Eliot, i cili punon si këshilltar në Komisionin e Barazisë dhe të Drejtave Njerëzore, kërkon që homofobia të trajtohet me të njëjtën ashpërsi si edhe racizmi. "Kur luaja futboll, një apo dy lojtarë më kanë trokitur në derë dhe kërkonin këshilla", vazhdoi ai. "Duhet të vazhdojmë të punojmë për të bërë që edhe këta njerëz të trajtohen si të barabartë, ata nuk janë të ndryshëm. Në bisedat që kam zhvilluar me presidentin e Federatës Angleze, Lord Trismen, për këtë temë kam mbetur i impresionuar". Ylli i parë (dhe i vetëm) i futbollit profesionist anglez, që doli hapur dhe deklaroi homoseksualitetin ishte Xhastin Fashanu, i cili vrau veten në vitin 2000. Shumë specialistë besonin se ai do të bëhej një nga lojtarët më të mirë të përfaqësueses angleze, por gjithçka ndryshoi në vitet ‘90, pas provokimeve në fushë dhe episodeve jashtë katërkëndëshit të gjelbër. Madje, Fashanu u mor në pyetje nga policia amerikane, pasi një 17-vjeçar e akuzonte për ngacmim seksual. Edhe pse akuzat u hodhën poshtë, ai shkruante në letrën e vetëvrasjes se "nuk dëshironte më që të vinte në siklet familjarët apo miqtë".
Ndërkohë, aktivisti Pitër Tatçël u kërkoi futbollistëve që të deklaronin publikisht orientimin e tyre seksual. "Përdorimi i dy gjykimeve të ndryshme nuk ka më hapësirë në sport, tha ai, homofobia nuk është një dukuri më e pranueshme se racizmi. Kjo është arsyeja përse Federata Angleze mund të tentojë që të "zbulojë" privatisht lojtarët "gay" dhe biseksualë, për t‘i bindur që në mënyrë kolektive të pohojnë prirjet e tyre. Pothuajse në çdo sport kemi yje që janë homoseksualë, nuk e kuptoj përse në futboll situata duhet të jetë e ndryshme".
"Kick It Out"
Është fushata e Federatës Angleze për të luftuar racizmin dhe homofobinë. Gjatë muajit të kaluar, lojtari i Portsmuthit, Sol Kempbëll, ishte në qendër të sulmeve homofobe të tifozëve të Totenhemit