E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pedroza lë pas Rosin, niset i pari

Spanjolli Dani Pedroza ka fituar "pole position" e Çmimit të Madh të Malajzisë. Piloti i Hondës e ka ndalur kohën e xhiros së tij në 2:01.548, duke arritur kështu edhe "pole"-n e parë të tij me gomat Bridgestone dhe të dytin në këtë sezon. Në ndjekje të tij është patrulla e Yamahas me Valentino Rosin në vendin e dytë dhe me Horge Lorenzon në të tretin. Kampioni i sapo shpallur i Botës për këtë sezon të MotoGP, ka mbetur i befasuar, kur në sekondat e fundit Pedroza i ka rrëmbyer vendin e parë. Vetëm vendi i katërt për Niki Hajden (Honda), i pesti Kolin Eduards (Yamaha) dhe i gjashti Andrea Dovizioso (Honda). Shumë keq për ish-kampionin e botës, Kejsi Stoner, i cili do të duhet të niset sot nga vendi i shtatë. Megjithatë, vetë australiani nuk është i zhgënjyer dhe në fund të garës deklaron se motori i tij është në formë dhe sot do të jetë i gatshëm për të bërë parakalimet drejt kreut të garës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›