E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abazaj dhe Bokotola, goditjet e Kastriotit

Sulmuesi i Tiranës, Oriand Abazaj dhe kongolezi Ricard Bokotola (sezonin e mbylli me Flamurtarin) mund të jenë dy blerjet më të spikatura, që ekipi i Kastriotit, pritet të kryejë brënda 24 orëve të ardhshme. Këtë lajm e ka bërëv të ditur trajneri i ekipit të Kastriotit Ramdan Ndreu.
Presidenti i rikthyer Shkëlzen Zhilli, i cili u morr personalisht me rekrutimin e dy lojtarëve të njohur të kampionatit shqiptar beson se do t'i ketë lojtarët në fazën përgatitore që pritet të zhvillohet në Malin e Zi, nga 1 korriku. Nëse mbërritja e Bokotolës te Kastrioti është një transferim i zakonshëm merakatoje, emri i Abazaj, ish-sulmuesit të Kastriotit për pjesën e parë të sezonit ta kaluar, do të ishte një goditje e madhe merkatoje, pasi sulmuesi i ri është një nga titullarët e vijës së avancuar të skuadrës kampione të Shqipërisë, Tiranës. Aktualisht Abazaj ndodhet në Strugë së bashku me lojtarët e tjerë bardheblu nën urdhërat e Starovës. "Jemi në fazën përfundimtare të bisedimeve me Abazajn dhe Bokotolën", - është shprehur trajneri Ramadan Ndreu. "Unë aktualishtë e quaj një kapitull të mbyllur pasi kam kontaktuar me dy futbollistët të cilët pritet të mbërrijnë në Krujë, për të vazhduar stërvitjen. Jam i mendimit që jan dy futbollistë shumë të mirë dhe që i duhen eklipit të Kastriotit", - citohet të ketë thënë Ndreu.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›