Zhyli divorcohet nga Barcelona

Divorci midis Barcelonës dhe Lydovik Zhyli tashmë është zyrtar. Lajmin e ka dhënë shoqëria katalanase, pavarësisht kontratës që e lidhte lojtarin francez deri në qershor të vitit 2008 me klubin e Laportës. Sulmuesi do të vendoset në merkato me një shifër rreth 6 milionë euro. Emri i Zhyli disa ditë më parë u lidh me Juventusin dhe Fiorentinën.