Juve, idea Martins për sulmin

Shpërthen një emër i ri për sulmin e Juventusit. Sipas shtypit anglez, klubi bardhezi ka hedhur sytë nga Obafemi Martins. Për ish-interistin, tani te Njukasëlli, interesohet edhe Arsenali, në rast se largohet Henri. Nigeriani ka një klauzolë në për prishje kontrate në vlerën e 20 milionë eurove. Në sezonin e parë të tij në Premier Ligën angleze realizoi 17 gola.