Kalderon: Shuster do të qëndrojë
Presidenti i Realit të Madridit, Ramon Kalderon, ka deklaruar për radio "Marcan" se trajneri Bernd Shuster do të qëndrojë në krye të skuadrës, çfarëdo që të ndodhë në fund të këtij sezoni. Njëshi i klubit ka paralajmëruar gjithashtu se pavarësisht distancës nga Barcelona e vendit të dytë, fitimi i titullit kampion nuk mund të quhet ende i sigurt. "Skuadra ka një synim të qartë, që është kthyer deri diku në fiksim: të fitojë sa më shpejt që të jetë e mundur titullin. Jemi optimistë, por edhe të kujdesshëm".