E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma-Sorros, vijojnë bisedimet

Drejtuesit e Romës duket se po mendojnë seriozisht për shitjen e klubit, pas interesimit të miliarderit Xhorxh Sorros. Klubi verdhekuq ka konfirmuar në faqen e tij të internetit se është takuar me përfaqësuesit e Sorros gjatë javës së kaluar. "Gjatë ditës së djeshme është zhvilluar një takim me një investitor, i cili është i interesuar në blerjen e aksioneve të klubit. Duam të saktësojmë se nuk është bërë asnjë ofertë konkrete dhe nuk është përmendur ende asnjë shifër për blerjen", shkruhet në komunikatën e klubit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›