Kalderon premton blerje të rëndësishme
Në ambientet e Realit të Madridit kanë filluar premtimet se në sezonin e ardhshëm do të ndërtohet një skuadër më e fortë. Në një intervistë për radio "Marca", presidenti Ramon Kalderon deklaroi se në merkaton e verës, në kryeqytetin spanjoll, do të afrohen "lojtarë të rëndësishëm, të rinj, që kanë përpara tyre një të ardhme të shkëlqyer. Ata do të jenë lojtarë me tipare sulmuese, që mund të luajnë në Champions". Gjithsesi, drejtuesi më i lartë i klubit "merengues", nuk ka thënë emra konkretë.