E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-policisë: Bllokoni drogën e Lazaratit

 

Kryeministri ka kërkuar nga policia arrestimin e të gjithë kultivuesve. “Verifikoni pasuritë e ndërtuesve të pallateve”

TIRANË- “Kryetarët e komunave dhe zyrtarët vendorë të zonave ku mbillet kanabis duhet të arrestohen”. Kjo është kërkuar dje nga kryeministri Berisha gjatë analizës së policisë shqiptare. Në analizë mori pjesë ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit, avokati i popullit Ermir Dobjani etj. Në fjalën e tij Berisha shprehu pakënaqësi në eliminimin e lëndëve narkotike në vend që sipas tij, ajo vazhdon ende të kultivohet në vend.

Droga

“Nuk mund të flas për zero tolerancë në drejtim të kultivimit të kanabisit. Do të flisja për zero tolerancë, nëse policia do të kishte dërguar për ndjekje penale kryetarët e komunave dhe zyrtarët vendorë, në territoret e të cilëve mbillet kanabis. Unë nuk mund të pranoj qëndrimin e autoriteteve policore të Gjirokastrës, të cilat 4 muajrresht nisin betejën me Lazaratin, ndërsa ata që mbjellin drogën, 8 muaj rresht qarkullojnë të lirë në Gjirokastër e në të gjithë Shqipërinë. Mora këtë shembull, por mund të jap edhe shembuj të tjerë. Nëse policia e ka të nevojshme, financimin çdo pranverë për fotografimin e territorit vetëm për këtë qëllim, ne e bëjmë këtë pa vështirësi. Por nuk mund të pranohet që ai që mbjell kanabis të ndiqet verës dhe dimrit të mos pyesë më njeri për të”,- u shpreh kryeministri Berisha.

Krimi ekonomik

“Policia duhet të bashkëpunojë ngushtë me doganat, tatimet, ku duhet të jemi të ndërgjegjshëm se ky bashkëpunim nuk është në lartësinë e duhur. Unë e di që ato janë pjesë e Task Forces, por kjo strukturë nuk është antenë. Atëherë, është e domosdoshme që drejtuesit të kenë një axhendë të ngushtë bashkëpunimi. Të gjithë punonjësit e doganave duhet të jetë agjentë antidroge. Ne nuk duhet të japim rrogat atyre të cilët i dorëzohen mallrat për oriz dhe nuk shohin për drogën”,- u shpreh Berisha. Më tej ai shtoi se krimi ekonomik duhet të përqendrohet në evidentimin e pastrimit të parave. “Ky fenomen i ka të dy aspektet, ka anën e padukshme të tij, por ka edhe anën e tij të dukshme, më shumë se çdo fenomen tjetër. Kërkoj që të riorganizoni tërësisht strukturën tuaj në këtë aspekt. Le t’i referohemi shembujve; me se ndërtohen pallatet? Shumica e tyre dërrmuese ndërtohen me paratë e pastra, të rregullta, të fituara ndershmërisht. Por ligji lejon që policia të kërkojë verifikim për çdo rast dhe në rast se nuk e bën këtë, atëherë është policia ajo që bëhet para-pastrues”,- shtoi me tej kryeministri.

Zgjedhjet

“Ky ështënjë vit zgjedhjesh dhe ju keni detyra të mëdha. Të forconi disiplinën dhe vendosmërinë dhe të mos lejoni që krimi të krijojë ndonjë iluzion dhe të mendojë se strukturat e shtetit tashmë po merren me zgjedhjet. Ju keni si detyrë ruajtjen e rendit, qetësisë, luftën kundër kriminalitetitqë është detyrë për të gjitha institucionet. Zgjedhjet janë zgjedhje, mekanizmi themelor i demokracisë, por institucionet duhet të përmbushin të gjitha detyrimet e tyre. Ndërkohë ju jeni pjesë e procesit zgjedhor në transportin e materialevetë votimit” iu drejtua kryeministri zyrtarëve të policisë së shtetit.

Gjatë vitit 2008 janë kryer:

81 vrasje

152 operacione policore

702 krime kundër personit

3491 krime kundër pronës

9 vepra penale në fushën e akteve terroriste

47 vjedhje me armë

1379 persona në kërkim janë kapur

40 grupe kriminale të drogës janë goditur

23 operacione nga antikrimi ekonomik financiar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›