E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalendari i Kuvendit, mblidhet konferenca e kryetarëve

Mblidhet për herë të parë për këtë vit Konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare. Konferenca pritet të miratojë programin tre mujor dhe kalendarin e tre javëve të para të punimeve të Kuvendit që nisin ditën e hënë.
 

Ndërkohë Kuvendi i nis punimet për këtë vit me një klimë më të qetë politike, pasi palët arritën marrëveshje vitin e kaluar për ngritjen e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, miratimin e ligjeve me 3/5 dhe për reformën parlamentare.

Ndërkohë këtë vit pritet të shihet se sa të angazhuara do të jenë mazhoranca dhe opozita, për të vijuar zbatimin e marrëveshjes së arritur 14 nëntorin e vitit të shkuar.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›