Kaliforni, maçoku kthehet në shtëpi pas 13 vjetësh
Kaliforni- I dobësuar, i plakur, por gjallë. Familjarët e kanë njohur pa asnjë lloj dyshimi falë një microchipi që e kishte të vendosur në vesh.
George, macoku i zotërinjve Walburg, ka kaluar gati të gjithë jetën nëpër rrugë, duke u endur andej-këndej, por së fundi është kthyer në krahët e Melindës dhe Frankut.
Hera e fundit kur e kishin parë ishte viti 1995; pas kësaj kohe e kërkuar në të gjithë zonën e Santa Rosa, në Kaliforni, por nuk pati asnjë rezultat.
Një zotëri që administron një kamping mundi të bllokonte macokun endacak dhe e dërgoi në një strehë për kafshët e gjetura. Aty i panë mikrocipin dhe më pas njoftuan të zotët.
George është me qime gri të errët dhe sy të verdhë dhe sipas të zotëve është në gjendje të keqe. Ai peshon gjysmën e peshës që kishte në vitin 1995.
Por është gjallë, ka oreks shumë të mirë dhe duket se nuk ka harruar as zakonet e ‘vogëlisë’.