E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalimash, tragjedia e radhës në miniera, vdes minatori 46-vjecar

KALIMASH- Tragjedi e rradhës në miniera e veriut të Shqipërisë. Një minator ka humbur jetën mesditën e sotme.

Viktima është Minatori Xhevdet Batushi 46-vjec. Ngjarja e rëndë ndodhi në minierën e Kalimashit, ku i ndjeri po përpiqej të nxirrte krom.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se minatori 46-vjecar ishte duke nxjerrë krom, ndërkohë që shkëputja e një masivi kromi i ka rënë në kokë duke i shkatuar vdekjen e menjëhershme.

Policia ka nisur hetimet, ndërkohë minatorët janë tronditur sërish nga fatkeqësia e radhës që po i merr jetën shokëve të tyre në shpresën për një jetë më të mirë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›