Kalimthi
Mihail VELLER
- Tungjatjeta! - i thashë pas një çasti mëdyshjeje.
- Një shekull pa u parë, - buzëqeshi ai, - tungjatjeta!
-Si shkoni?
- Çka, po ti?
- Jo keq. Po...
Njerëzit kalonin nëpër korridorin e gjatë dhe vështronin.
- Po nxiton?
Ajo shikoi orën e tij:
- Ke cigare?
- Ti tani mund të pish duhan?
Ajo tundi dorën:
- Mundem.
U afruan te dritarja. Ndezën cigaret.
- Do një kafe?
- Jo.
Shkundnin pluhurin e cigares prapa kaloriferit.
- ǒnjerëz ke? - pyeti ai.
- Kam një vajzë.
- ǒmoshë?
- Katër muajshe.
- Si e quajnë?
- Olga. Olga Aleksandrovna.
- Shiko, shiko. Dëgjo, megjithatë ti ndoshta do ta pish një kafe?
- Jo, jo, - psherëtiu ajo, - nuk dua.
Kishte vënë një kapuç të bardhë të punuar me dorë.
- Me flokë të kuqërremtë ngjaje më mirë.
Ajo mblodhi supet.
- Po burrit i pëlqen më shumë kështu.
Ai i ktheu shpinën. Oborri me petkun e borës dhe dielli i varur poshtë mbi çati.
- Sasha im vdiste për një djalë, - tha ajo. - Ai ishte në ekspeditë kur lindi Olga, bile as telegramit tim nuk iu përgjigj.
- Po ka kohë akoma.
- Jo, nuk vlen më.
Nëpër korridor, me bishtin përpjetë, shëtiste një mace e mbarsur.
- Ti do hiqje dorë nga aspirantura?
- E ç’e dua unë atë?!
- Unë mendoja se vetëm Sasha im është kaq budalla.
- Unë jam i dyti, apo i pari?
- Ai punon në një uzinë pasurimi... Do të shkojë në Mirni. Kurse unë dua të jetoj këtu.
- ǒtë të them. Martohu me mua.
- S’është ide e keqe, - tha ajo, - veçse ti do t’i lësh të gjitha në mejhane.
- Ti flet sikur të kisha kujt t’ia jipja. Për kë të punoj unë? Po të kisha kujt t’ia jipja, do shikoje ti.
- Seriozisht e ke?
- Shkojmë te sheshpushimi, - e tërhoqi ajo për dore.
Në sheshpushimin e shkallës u ulën në kolltuqet e grisura, pranë parmakëve.
- Me ty, me siguri do ta kisha më të lehtë, - buzëqeshi ajo. - Sasha im kështu e shtyn: ka parà – e lëshon dorën, s’ka – bën si bën. Nuk e prish terezinë, gjithmonë është në formë.
- Shkëlqyeshëm.
- Është koha të martohesh.
- Me kë?
- Po do gjendet një.
- Ma shpif vetja, aq sa rruhem pa pasqyrë.
- E ç’është kjo, mos do miklime?
- Jo, e kam seriozisht.
- Lëri ato.
- E ç’e do ajo e ngratë këtë soj jete me mua.
- Kjo është tjetër mesele.
- Jam njeri pa shtëpi, pa katandi, e kupton?
- Kjo është e vërtetë, - tha ajo.
U ndezën dritat.
- Më ço në shtëpi, - iu lut ajo.
- Tani?
- E kam me të vërtetë, më duhet të iki.
- Rri dhe një çikë.
- Nuk mund të vonohem më shumë!
Njerëzit të veshur bukur, kalonin pranë, duke zbritur shkallët kush me kujdes e kush me nxitim.
- Atëherë, hajde, më jep dy kopekë për telefon. T’u them që do vonohem, - ajo vështron drejt para vetes.
- Patjetër, - ai nxori kuletën. - Merri.
Përktheu Xhemile Zyka
12 Maj 2008