Kaljari do Bogdanin ose Taren
• Kaljari interesohet për dy sulmuesit shqiptarë që luajnë në Serinë A, Erjon Bogdanin dhe Igli Taren.Lajmin e ka bërë të ditur vetë drejtori sportiv i kuqebluve, Oreste Çinkuini, i cili ka thënë se në merkaton e janarit ky klub do të jetë shumë aktiv. “Kemi nevojë për disa ndryshime në skuadër, pasi jemi mbrapa me objektivat që i kemi vënë vetes dhe nuk duam të rrezikojmë, ka thënë Çinkuini. Në sulm? Mendoj se një lojtar si Bogdani ose si Tare do t’i bënte shumë punë skuadrës në pjesën e dytë të sezonit, sepse janë sulmues që arrijnë ta tërheqin skuadrën para dhe të krijojnë hapësira për pjesën tjetër të saj. Të shohim se çfarë do të ndodhë deri në fund të janarit”.