E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akulli në rrugë, nis seriali i viktimave

• Akulli mbi rrugë ka shkaktuar dy aksidente të rënda gjatë ditës së djeshme, me bilanc dy të vdekur dhe tre të plagosur rëndë.KUKES/ JONUZ HALLAÇIQë të dy viktimat janë nga zonat veriore të vendit, ndërkohë që “simptomat” e motit të acartë kanë vazhduar në të gjithë Shqipërinë. Aksidenti i parë është shënuar rreth orës 15:00, ku një 35-vjeçare nga Kukësi mbeti e vdekur pasi mjeti ku udhëtonte bashkë me persona të tjerë doli nga rruga, si pasojë e rrëshqitjes nga bora e ngrirë mbi asfalt. Burime të policisë thanë se aksidenti ndodhi në afërsi të “Urës së Palpave”, në aksin Kukës-Dibër. Në një furgon me targë të Kosovës udhëtonte Lumturie Karanxha dhe 3 të tjerë. Shkaktar për aksidentin është bërë rruga e rrëshqitshme, pas shndërrimit të dëborës së rënë në akull. Megjithë urdhrin e Policisë Rrugore që çdo drejtues mjeti të vendosë zinxhirë duket se kjo neglizhencë ka çuar në aksidentin e djeshëm. Shoferi ka humbur kontrollin e mjetit, i cili është rrëzuar rreth 15 metra në humnerë. Gruaja gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa u plagosën pa probleme për jetën të tjerët. Segmenti ku ndodhi aksidenti është një ndër problematikët në Kukës pas reshjeve të dëborës. Aksidenti i dytë ka ndodhur rreth orës 18:45, ku ka humbur jetën një punonjës i SHISH të Bajram Currit. Naim Basha, 45 vjeç, ka qenë duke udhëtuar i vetëm në momentin që fuoristrada e tij me targë BC 0377 B, ka dalë nga rruga. Sipas ekspertëve të qarkullimit rrugor, në humbjen e kontrollit të mjetit ka ndikuar si shpejtësia e madhe, ashtu edhe akulli që kishte në rrugë, duke bërë që makina të rrëshqasë në një hon. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Fierzë-Qafë Morinë dhe Basha ndodhej vetëm në makinë. Sikur të kishte edhe persona të tjerë në automjet, pasojat do të kishin qenë mjaft të rënda. Deri në orët e vona të mbrëmjes, forcat e qarkullimit rrugor, kanë qenë të angazhuara në nxjerrjen e makinës nga honi ku kishte përfunduar.  Që të gjitha këto akse ku kanë ndodhur aksidentet janë mjaft problematikë në këtë periudhë të vitit. Probleme ka në zonën e Qafë Malit, pika kyçe për kalimin e mjeteve drejt Tropojës, Kukësit e Kosovës, ku policia ka vendosur patrullime për të detyruar shoferët në vënien e zinxhirëve dhe për të ndihmuar në rast bllokimi të akseve. Edhe në zona të tjera të vendit, kryesisht në qafa malesh ka qenë situatë e vështirë dhe ditën e djeshme. Ndonëse reshjet e dëborës kanë rënë në pjesë të caktuara, temperaturat e ulëta kanë bërë që ajo të ngrijë. Në Qarkun e Korçës, ku temperaturat gjatë natës arritën -7 gradë borëpastrueset kanë punuar për të mbajtur të hapura rrugët që lidhin Korçën me Pogradecin, Ersekën, pikën kufitare të Kapshticës, etj. Shtabi i emergjencës në prefekturë ka marrë dje njoftimin për bllokimin e 12 fshatrave të rrethit të Korçës, prej të cilave 6 në zonën e thellë të Komunës Vithkuq, 4 në zonën e Lekasit, 1 në komunën e Voskopojës dhe Dardha malore e komunës së Drenovës, ku dëbora ka arritur deri në gjysmë metri. Një makinë borëpastruese ka punuar dhe në segmentin që lidh Korçën me Dardhën, për ta bërë të kalueshme për vizitorët e fshatit turistik. Bllokim të rrugëve ka pasur dhe në zonën e thellë të Vermoshit në Malësinë e Madhe. Fshatrat e saj janë izoluar, duke përsëritur të njëjtën gjendje sa herë që bie borë, kur banorët mbesin pa ushqime e pa ndihmë mjekësore. 3 viktimajanë shënuar si pasojë e aksidenteve rrugore brenda 48 orësh në Kukës, Tropojë e Fier, që prej nisjes së dëborës dhe uljes së temperaturave2 qarqetë Korçës dhe e Shkodrës kanë njoftuar dje për bllokim të zonave të thella të tyre si pasojë e dëborës së rënëgjatë ditëve të fundit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›