E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuqezinjtë, miqësore me Spanjën

• Kombëtarja shqiptare e futbollit në sallë do të jetë e para që do të hapë serinë e ndeshjeve ndërkombëtare për vitin 2008, me miqësoren kundër Spanjës, në janar.Në shoqatën e futsallit ka ardhur dje ftesa zyrtare, e dërguar nga Federata Spanjolle e Futbollit, ku i kërkohet Shqipërisë të udhëtojë drejt gadishullit iberik për të luajtur miqësoren. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i shoqatës së minifutbollit, Alfred Ziaji, i cili ka konfirmuar edhe pjesëmarrjen e skuadrës së Edi Martinit në këtë takim. “Spanja na ka ftuar për të shkuar atje në datat 20-22 janar 2008, për të zhvilluar ndeshje miqësore. Jam shumë i kënaqur që na ka ardhur kjo ftesë, sepse ne si shoqatë po punojmë shumë për të rritur cilësinë e futsallit shqiptar”, thotë Zijai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›