E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaljari, përpara turqve të Trabzonspor

Kaljari duket se ka marrë kryesimin në garën për të siguruar shërbimet e Ervin Skelës. Mesfushori shqiptar vazhdon të stërvitet me ekipin e dytë të Bajern Leverkusenit, madje për një moment u spekulua se atij do t‘i ofrohej kontratë në bazë të paraqitjeve. Por, drejtuesit e klubit gjerman kanë bërë të ditur se nuk do të fillojnë bisedimet me fantazistin kuqezi për sezonin e ardhshëm dhe saktësuan se ai vetëm po stërvitej, deri sa të gjejë një skuadër. Zhvillimet më të reja kanë bërë që skuadra italiane të shihet si kandidatja më e fortë për 32-vjeçarin. Klubi nga Sardenja vazhdon të lëvizë në merkato për të përforcuar mesfushën për sezonin e ri të Serisë A dhe Skela shihet si zgjidhja ideale në këtë repart. Në Turqi, ku lojtari kërkohet nga Trabzonspor, janë të bindur se vlonjati mund të provojë edhe një herë aventurën në kampionatin italian, pas zhgënjimit me Askolin në pjesën e parë të sezonit 2006-2007. Në anën tjetër, interesimi i Bazelit duket se është zbehur.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›