Kapllani-Berisha, mungesat e mëdha në miqësoren me Qipron
Miqësorja e 12 gushtit me Qipron ka krijuar edhe një ide të qartë të futbollistëve që nuk shihen si të sigurt në Kombëtaren shqiptare. Pas afro 48 orëve në Tiranë, trajneri Josip Kuzhe publikoi listën me emrat që do të ketë në dispozicion për ndeshjen që do të luhet në orën 19.00 në stadiumin "Qemal Stafa". Mungesa më të mëdha (ende nuk mund të flitet për përjashtime) janë padyshim Edmond Kapllani dhe Besart Berisha. Dy sulmuesit, që në sezonin e ri do të militojnë në Bundesligën II gjermane, përkatësisht me Augsburgun dhe Arminia Bielefeld, janë "sakrifikuar" për t‘u lënë hapësira të rinjve Gilman Lika dhe Elis Bakaj. Kjo, pavarësisht faktit se vëzhgimi i tyre në aksion ka qenë i pamjaftueshëm. Kapllani nuk kishte asnjë hapësirë në sfidën eliminatore të 6 qershorit me Portugalinë, ndërsa në miqësoren e katër ditëve më pas me Gjeorgjinë ai qëndroi në fushë vetëm 54 minuta. Në anën tjetër, Berisha u aktivizua 180 sekonda si zëvendësues i Duros përballë luzitanëve, ndërsa me gjeorgjianët luajti 45 minuta, duke e nisur takimin nga stoli si alternativë e Bakajt.
Por, kundër Qipros jashtë skuadrës janë lënë edhe tri futbollistë të tjerë: bëhet fjalë për Admir Telin, Endrit Vrapin dhe Dorian Bylykbashin. Dy të parët kanë qenë pjesë e përhershme e skuadrës deri në këtë sfidë, por janë detyruar të hapin "krahun" për thirrjen e parë në Kombëtaren "A" të mbrojtësit të Flamurtarit, Franc Veliu. E kundërta ndodh me Dorian Bylykbashin, që pas "përjashtimeve" nga Oto Bariç e Ari Han nuk ka bindur as Kuzhenë. Elbasanasi i Krivbas luajti 45 minuta pa shkëlqyer në miqësoren me Gjeorgjinë. Në kuadrin e rinovimit të skuadrës, duke përfituar edhe nga mungesa e Altin Lalës në mesfushë (për shkak dëmtimi), trajneri kroat grumbulloi edhe Emiljano Vilën e Dinamos së Zagrebit (luan në formë huazimi te Lokomotiva e Zagrebit) dhe Jetmir Sefën e Tiranës në mesfushë, përkrah Jahmir Hykës.
Për sa i takon pjesës tjetër të skuadrës, asgjë nuk ka ndryshuar. Në portë, përkrah Isli Hidit, i cili ka marrë një tjetër shans pas gabimit që i kushtoi Shqipërisë humbjen me Portugalinë, do të jetë edhe Samir Ujkani. Përveç Dallkut, Currit e Vangjelit, "nën armë" janë thirrur edhe Elvin Beqiri i Vllaznisë dhe Andi Lila i Tiranës. Në mesfushë nuk kishin si të mungonin Skela, Cana, Duro, Bulku e Agolli, ndërsa lojtarët kryesorë në repartin ofensiv janë Bogdani e Salihi.
Mes 20 të përzgjedhurve nga Kuzhe, vetëm pesë prej tyre luajnë në kampionatin shqiptar. Skuadra më e përfaqësuar nga Superiorja është Tirana me dy futbollistë (Lila e Sefa), ndërsa Dinamo, Vllaznia e Flamurtari kanë nga një element.
Lista e Kombëtares
1. Isli Hidi (Krivbas)
2. Samir Ujkani (Novara)
3. Kristi Vangjeli (Aris)
4. Armend Dallku (Vorskla)
5. Elvin Beqiri (Vllaznia)
6. Andi Lila (Tirana)
7. Franc Veliu (Flamurtari)
8. Debatik Curri (Vorskla)
9. Ervin Bulku (Krivbas)
10. Ervin Skela (Pa skuadër)
11. Gilman Lika (Boluspor)
12. Lorik Cana (Sandërland)
13. Ansi Agolli (Krivbas)
14. Jetmir Sefa (Tirana)
15. Emiljano Vila (Lokomotiv Z.)
16. Klodian Duro (Apollon L)
17. Jahmir Hyka (Mainc 05)
18. Hamdi Salihi (Ried)
19. Elis Bakaj (Dinamo)
20. Erjon Bogdani (Kievo)
Trajner: Josip KUZHE
Deklarata
Josip Kuzhe: Skuadrës i duhen edhe katër të rinj
Përfshirja e tetë lojtarëve të rinj në listën me 20 të grumbulluarit për miqësoren me Qipron duket se nuk e ka kënaqur trajnerin Josip Kuzhe. Kroati 56-vjeçar vazhdon të jetë në kërkim të elementëve të rinj, për të rinovuar Kombëtaren. Pas dy ndeshjeve të para në krye të stolit kuqezi, ai ka krijuar një ide të qartë rreth kontingjentit aktual dhe nevojave të ekipit për të ardhmen. Në vizionin e teknikut duhen të paktën katër lojtarë të rinj. "Kur erdha në fillim nuk kisha një ide të qartë për lojtarët dhe kualitetin e tyre. Tani pas dy muajsh, situata është ndryshe", deklaroi Kuzhe për "Top Channel". "Do të fillojmë të ndërtojmë skuadrën për t‘u përmirësuar për edicionin e ri. Kam një program që do t‘ia paraqis federatës, ku do të kërkoj edhe përforcime: një mbrojtës qendre, një mesfushor me tipare mbrojtëse, një mesfushor krahu dhe mundësisht një sulmues të fortë. Miqësoret na ndihmojnë për të eksperimentuar skema të reja loje dhe në testimin e lojtarëve të rinj. Por nuk kemi shumë kohë, duhet të përgatitemi për ndeshjen eliminatore me Danimarkën dhe Suedinë". Objektivat për dy sfidat e mbetura në grupin eliminator të Botërorit 2010 nuk janë ambiciozë. Kjo edhe për shkak të forcës së kundërshtarëve dhe objektivave që ata kanë: "Është e vështirë që të fitojmë me këto dy ekipe, pasi ato janë shumë të motivuara. Shqipëria ka elementë për të ecur përpara dhe një faktor që ndikon është motivimi dhe entuziazmi. Këtë atmosferë e kemi dhe së bashku me skuadrën, stafin, tifozët e federatën mund të përmirësohemi për të ecur përpara. Eliminatoret e ardhshme të Europianit duhet t‘i marrim më seriozisht", përfundoi trajneri i përfaqësueses.