Tre shqiptare mes 350 më të mirave në botë
Sipas klasifikimit të publikuar nga Instituti Ndërkombëtar për Historinë e Futbollit dhe Statistikat, tri skuadra të vendit tonë ndodhen mes 350 më të mirave në botë për periudhën 1 gusht 2008-31 korrik 2009. Kjo, pavarësisht paraqitjeve të dobëta të ekipeve shqiptare në kupat e Europës. Më lartë nga ekipet elitare ndodhet Vllaznia, e cila renditet në vendin 283 (nga pozicioni 261 ku ndodhej), së bashku me irlandezët e Derri Sitit dhe kroatët e Hajdukut të Splitit. Pas tyre vjen Tirana, e cila është ngjitur në vendin 295 (ndodhej e 338-a). Bardheblutë kanë pikë të njëjta me belgët e Mekelen, turqit e Bursasporit, irlandezo-veriorët e Linfilld dhe Municipal Guatemala Siti nga Guatemala. Flamurtari mbyll klasifikimin e "top 350" të IFFHS-së: pavarësisht humbjes 8-1 në Skoci me Madhëruellin, vlonjatët janë në vendin e 245-të, së bashku me Gedafe, Torino, Siena e Sosho. Barcelona dhe Mançester Junajtid kryesojnë me pikë të barabarta.