E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kallamaria shpreson te Bushi

• Skuadra greke e Apollon Kallamariasë i ka varur të gjitha shpresat te sulmuesi shqiptar Alban Bushi për të siguruar një mbijetesën në Superligën greke për sezonin e ardhshëm.Në një artikull gazetës greke "Sportime" thuhej se Kallamaria shpreson vetëm te golat për të siguruar qëndrimin. Alban Bushi u tregua vendimtar sezonin e kaluar teksa me 11 gola të realizuar ndihmoi Kallamarianë që të siguronte një vend në Superligën greke. Aktualisht Kallamaria ka 19 pikë të grumbulluara në 23 ndeshje të zhvilluara. Bushi nuk ka luajtur rregullisht këtë sezon për shkak të disa problemeve fizike. Tani ai është rikuperuar plotësisht dhe është në gjendje të mirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›