E Diel, 1 Nëntor 2026

Lorik Cana i shokuar nga tragjedia

• Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana është tronditur shumë kur ka marrë vesh për tragjedinë e ndodhur në liqenin e Farkës ku humbën jetën 16 persona."U shokova. Kur mora vesh për lajmin, shpresova që të kisha kuptuar gjithçka gabim, por nuk ishte ashtu. Ngela pa fjalë dhe u trishtova shumë. Është vërtet e tronditëse të dëgjosh një gjë të tillë dhe gjatë gjithë ditës nuk më shqitej nga mendja kjo ngjarje fatale. E kisha të pamundur të mos mendoja për këtë tragjedi", ka thënë plot pikëllim Cana për "Panorama". Ai iu ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave duke iu kujtuar atyre se jeta vazhdon dhe se ata duhet të tregohen të fortë kundër një fataliteti të tillë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›