“Kallëzim penal për abuzuesit e titujve të pronësisë”
Deklarata e Prefektit të Tiranës Keltis Kruja në një intervistë për ATSH-në. Pavlefshmëri dhe shfuqizim për titullit e parregullt të pronësisë
Tiranë - Prefekti i ri i Qarkut të Tiranës, Keltis Kruja, deklaroi se objektivi kryesor i punës në krye të Prefekturës së Tiranës, do të jetë kontrolli i bazueshmërisë ligjore të akteve të qeverisjes vendore dhe toleranca “zero” me abuzuesit e titujve të pronësisë, për të cilin, garantoi një verifikim transparent. Në një intervistë të dhënë dje për ATSH-në ai tha se këtij procesi do t’i shkohet deri në fund dhe me tolerancë zero për abuzuesit me tokën. “Puna në Komisionin Vendor (KV) do të vazhdojë me intensitet të lartë në drejtim të shqyrtimit të titujve të pronësisë. Kjo do të thotë që do të rritet vëmendja ndaj dokumentacionit të paraqitur pranë KV-së dhe nëse gjatë verifikimit konstatohet se titulli i pronësisë me tokën bujqësore është dhënë në kundërshtim me dispozitat ligjore, atëherë KV-ja do të vendosë për pavlefshmërinë e titullit të pronësisë”, -u shpreh ai. Prefekti Kruja thekson se “Komisioni do të marrë vendim për pavlefshmërinë e titujve të pronësisë në rastet kur konstatohen abuzime dhe më pas do të dërgohen dosjet në gjykatë për deklarimin të pavlershëm të tyre, shfuqizimin e këtij akti dhe kthimin e pronës në pronësi të shtetit”.
Z. Kruja, cilat janë objektivat tuaja kryesore në krye të Prefekturës së Tiranës, si qarku më i madh i vendit?
Objektivi im parësor dhe detyra në krye të Prefekturës së Tiranës është të kontrolloj rigorozisht bazueshmërinë ligjore të akteve të qeverisjes vendore. Nisur nga kjo theksoj se zbatimi i ligjit do të jetë kryefjala e veprimtarisë së institucionit të prefektit të Qarkut Tiranë. Një sfidë e madhe përballë të cilës ndodhet institucioni aktualisht është Komisioni Vendor i Verifikimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore bazuar në ligjin 7501. Ky Komision që është relativisht i ri, krijuar 8 muaj më parë, do të shqyrtojë të gjithë vlefshmërinë e titujve të pronësisë për tokën bujqësore.
A është verifikimi i titujve të pronësisë së tokës bujqësore një nga çështjet kyçe që duhet të zgjidhë Prefektura e Tiranës? A keni një plan masash për këtë?
Puna në Komisionin Vendor do të vazhdojë me intensitet të lartë në drejtim të shqyrtimit të titujve të pronësisë. Kjo do të thotë që do të rritet paraprakisht vëmendja gjatë procesit të verifikimit të dokumentacionit të dorëzuar pranë KV-së , dhe nëse gjatë tij konstatohet që titulli i pronësisë është lëshuar në kundërshtim me dispozitat ligjore, atëherë KV-ja do të vendosë për pavlefshmërinë e tij. Do të intensifikohen kontrollet e drejtpërdrejta mbi veprimtaritë e ish-komisioneve të tokës në të gjitha nivelet gjatë procesit të ndarjes së tokës në vite. Këto kontrolle do të bëhen të plota edhe për sipërfaqet e tokave të ish- Ndërmarrjeve Bujqësore dhe më specifikisht, në zonat me përparësi turizmin, një drejtim që përbën dhe një nga prioritetet e qeverisë.
Po në rast verifikimi të abuzimit me titujt e pronësisë si do të veprohet?
Në rastet kur do të verifikohet që një titull pronësie është dhënë në kundërshtim me dispozitat ligjore, atëherë KV-ja do të marrë vendim për pavlefshmërinë e titullit të pronësisë, shfuqizimin e tij dhe kthimin më pas të tokës në pronësi të shtetit. Ndaj pronarëve abuzivë të titujve të pronësisë do të ketë tolerancë “zero” përveç marrjes së vendimit nga KV-ja për shfuqizim të titullit, do të bëhen dhe kallëzime në organet e Drejtësisë dhe do të vë në lëvizje të gjitha instancat e nevojshme për ekzekutimin e këtyre vendimeve, duke filluar që nga Zyra e Përmbarimit, deri në organet e Policisë së Shtetit.
Si kontrollohet veprimtaria e Komisionit Vendor të ngritur pranë Prefektit?
Komisioni Vendor i ngritur pranë Prefektit të Tiranës, është nën autoritetin e drejtpërdrejtë të prefektit, ndërsa Komisioni Qeveritar i Tokës, që kryesohet nga Zëvendëskryeministri, që nëpërmjet sekretariatit teknik, drejton dhe mbikëqyr Komisionin Vendor të vlerësimit të Titujve të Pronësisë.
Ju erdhët në krye të Prefekturës për të vendosur standarde të reja të marrëdhënieve qeveri-pushtet lokal. Si do të realizohen këto?
Sigurisht jam akoma në hapat e para të punës sime, kam pasur kontakte me të gjitha nivelet e qeverisjes vendore. Përsa i takon Bashkisë së Tiranës, me kreun e saj aktual nuk kam pasur ende një komunikim të drejtpërdrejt për shkak dhe të angazhimeve të tij politike, por kontaktet që administrata e Prefekturës ka pasur me administratën e Bashkisë Tiranë janë normale dhe konform rregullave, që secili institucion mbart. Shkallë - shkallë më vonë besoj se do të vendos një urë të mirë komunikimi ndërmjet qeverisë dhe pushtetit lokal.
Marrë nga ATSH
11 Shtator 2009