E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, testet e vaksinave kundër A/H1N1 do të kenë rezultate premtuese



Testet e para klinike të vaksinave kundër gripit të derrave duket se po japin rezultate premtuese. Deri tani, këto teste tregojnë se vaksinat kundër gripit të derrave, që aktualisht po prodhohen në masë, japin një përgjigje të fortë imunitare, një provë që garanton se ato do të kenë rezultate të kënaqshme. Kjo deklaratë është bërë dje nga kreu i Agjencisë Evropiane për Kontrollin e Ilaçeve. Qeveritë e vendeve evropiane kanë filluar të marrin furnizimet e para me vaksina kundër gripit pandemik H1N1, por ndërkohë janë në pritje të licencimit nga autoritetet evropiane për të filluar vaksinimin në masë. “Duket mjaft premtuese. Përgjigja imunitare e të gjitha këtyre vaksinave është mjaft e lartë, çfarëdolloj vaksine qoftë”,- deklaroi gjatë një konference për shtyp, Thomas Lonngren, drejtori ekzekutiv i Agjencisë Evropiane të Mjekësisë (EMEA). Fuqia e reagimit imunitar është mjaft e rëndësishme në përcaktimin jo vetëm nëse vaksina është e efektshme, por edhe sasinë e dozës që duhet përdorur. Për shkak se gripi i derrit është një sëmundje e re, shumë ekspertë të sëmundjeve infektive mendojnë se njerëzit do të kenë nevojë për dy doza për të fituar imunitet të plotë kundër virusit.

11 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›