Kallëzimet, 84 zyrtarë në Prokurori
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka denoncuar në Prokurori 84 zyrtarë shtetërorë të dyshuar për “shpërdorim detyre”.
Trazhgim Sokolaj
Kallëzimet janë bërë gjatë vitit 2008 nga janari deri tani, ndërsa zyrtarët janë denoncuar për dëm ekonomik të shkaktuar shtetit nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, duke shkelur ligjet dhe aktet nënligjore. Sipas burimeve të organit të akuzës, numri më i madh i kallëzimeve penale të bëra nga KLSH-ja, është depozituar në Prokurorinë e Tiranës. Fondi Shqiptar i Zhvillimit është institucioni që kryeson listën për numrin e zyrtarëve të denoncuar nga KLSH-ja, me plot 34 persona të tillë. Më pas në renditje vjen Enti Kombëtar i Banesave me tetë zyrtarë të denoncuar, KESH-i i Tiranës me gjashtë zyrtarë të denoncuar. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me 5 zyrtarë të denoncuar, Bashkia e Tiranës me pesë zyrtarë të denoncuar dhe më pas, Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me nga tre zyrtarë të denoncuar në Prokurori për shpërdorim detyre, duke i shkaktuar shtetit dëm ekonomik. Të prekura nga denoncimet e KLSH-së janë edhe bashkitë e rretheve, ku bie në sy ajo e Librazhdit me gjashtë zyrtarë të denoncuar në prokurorinë e rrethit.
Hetimet ndaj zyrtarëve
Burimet nga Prokuroria thonë se numri më i madh i kallëzimeve të KLSH-së kanë marrë zgjidhje me “mosfillim të procedimit penal” ose “pushim të hetimeve”. Këto vendime për të “arkivuar” kallëzimet e KLSH-së janë marrë për shkak të mungesës së provave apo rrethanave që nuk kanë mundësuar përparimin e hetimeve dhe provimin e akuzave të ngritura. Sipas procedurës ligjore, KLSH-ja bën kontroll periodik në institucionet shtetërore dhe në rast se gjen shkelje, propozon masa për abuzuesit. Masat variojnë nga gjobë, paralajmërim për pushim nga puna, shkarkim dhe ndjekje penale. Për shkeljet e rënda, të cilat sipas llogaritjeve i kanë shkaktuar shtetit dëm më të madh ekonomik, KLSH-ja sipas ligjit ka përgatitur kallëzimet për ndjekje penale ndaj zyrtarëve përgjegjës. Kallëzimet janë përcjellë në Prokurori, ndërsa organi i akuzës konfirmon se të gjitha rastet janë verifikuar me prioritet. Megjithatë, sipas prokurorëve, një problem serioz është se shkeljet për të cilat bëjnë fjalë kallëzimet e KLSH-së, flasin për abuzime që kanë ndodhur së paku një vit para se të bëhet denoncimi. Kjo për shkak se gjatë vitit 2008, KLSH-ja ka bërë kontroll në institucione lidhur me veprimtarinë e vitit 2007. Në këtë mënyrë, në vitin aktual, kallëzimet e bëra bëjnë fjalë për abuzime që kanë ndodhur një vit më parë, të cilat është vështirë të hetohen, duke u kompletuar me provat e nevojshme për fajësimin e zyrtarëve në gjykatë. Në këtë mënyrë, Prokuroria ka mbyllur mbi 50 për qind të kallëzimeve të bëra nga KLSH-ja, edhe për shkak se ato përmbajnë të dhëna ekonomiko-financiare, por nuk janë hartuar sipas Kodit të Procedurës Penale, ndërsa vetë raporti i KLSH-së nuk njihet si provë në gjykatë. Pavarësisht angazhimit të KLSH-së, numri i zyrtarëve të arrestuar mbi bazën e kallëzimeve të këtij institucioni është i pallogaritshëm me numrin e zyrtarëve që janë arrestuar pas kallëzimeve të qytetarëve apo denoncimeve nga Policia e Shtetit.
Abuzimet e shtetarëve
Sipas kallëzimeve të mbërritura nga Prokuroria, numri më i madh i zyrtarëve të denoncuar janë akuzuar se kanë kryer abuzime dhe shkelje me procedurat e tenderëve. Një tjetër fushë ku abuzohet është zbatimi i buxhetit vjetor përmes djegies së fondeve apo zbatimi i projekteve dhe investimeve të huaja. Sipas burimeve nga Prokuroria, mësohet se nga 84 kallëzime penale të bëra deri më tani për këtë vit, më pak se 20 prej tyre janë në hetim, ndërsa janë marrë të pandehur vetëm punonjësit e KESH-it të denoncuar për shpërdorim detyre dhe shkaktim dëmi shtetit nëpërmjet abuzimeve me faturat apo mungesës së arkëtimeve. Pavarësisht vendimeve që ka marrë Prokuroria për kallëzimet, KLSH-ja në cilësinë e denoncuesit dhe në zbatim të ligjit, ka kundërshtuar vendimet e Prokurorisë. Ligji i njeh të drejtën KLSH-së që të bëjë padi në gjykatë, duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë për mbylljen, mosfillimin apo pushimin e dosjes penale. Në këtë mënyrë, vetëm në Gjykatën e Tiranës janë të hapura mbi tre procese gjyqësore mes KLSH-së dhe Prokurorisë, ku Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon prishjen e vendimeve të organit të akuzës dhe rifillimin e hetimeve në bazë të denoncimeve të bëra për zyrtarët e shtetit që kanë shpërdoruar detyrën.
Denoncimet në Prokurori
Fondi Shqiptar i Zhvillimit
15+19, 34 zyrtarë të denoncuar
Enti Kombëtar i Banesave
8 zyrtarë të denoncuar
Korporata Elektroenergjetike
6 zyrtarë të denoncuar
Ministria e Kulturës
5 zyrtarë të denoncuar
Bashkia e Tiranës
5 zyrtarë të denoncuar
Ministria e Shëndetësisë
3 zyrtarë të denoncuar
Drejtoria e Policisë Shtetit
3 zyrtarë të denoncuar
Ministritë
Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve është institucioni qendror që është denoncuar më shpesh nga KLSH-ja. Pas saj renditet Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Zyrtarët e këtyre institucioneve janë denoncuar në Prokurori për shpërdorim detyre dhe sjellje të dëmit ekonomik shkaktuar shtetit me veprimet dhe mosveprimet e tyre.
Bashkia
Bashkia e Librazhdit, njësia e pushtetit lokal që mban rekordin lidhur me kallëzimet e bëra në Prokurori nga KLSH-ja. Gjashtë zyrtarë të kësaj bashkie janë denoncuar, ndërsa dosjet penale ndaj tyre, për abuzime të veçanta, janë ende në hetim. Bashkia e Tiranës ka pesë zyrtarë të denoncuar, ose vetëm një zyrtar më pak se Bashkia e Librazhdit. Abuzimet e dyshuara kanë të bëjnë me buxhetin dhe investimet.
Enti i Banesave
Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Enti Kombëtar i Banesave janë institucionet ku KLSH-ja ka denoncuar më shumë zyrtarë. Abuzimet, sipas hetimeve, kanë të bëjnë me prokurimet dhe tenderët. Me gjithë numrin e lartë të kallëzimeve për këto institucione, numri i dosjeve penale të hapura mbi bazën e faktimit të provave që ndodheshin në kallëzime është shumë i vogël. Dosjet janë mbyllur, pasi disa prej kallëzimeve nuk janë provuar.