Kërkohej për vrasje, kapet shqiptarja në Itali, po kalonte muajin e mjaltit
ITALI – Një grua e kërkuar për vrasje në Shqipëri është detyruar dje të ndërpresë muajin e mjaltit, për shkak se policia e arrestoi dhe e dërgoi në qeli, duke lënë
të habitur bashkëshortin e saj italian, i cili nuk dinte asgjë rreth akuzave të drejtësisë ndaj gruas së tij. Lajmi është bërë publik dje nga mediat italiane, sipas të cilave, ngjarja ka ndodhur në Rimini në qytetin e Saludecio Ignaro. Sipas policisë, mësohet se kanë qenë 20 karabinierë, të cilët në bashkëpunim me Interpolin kanë arrestuar Artina Hyzellarin, 33-vjeçaren shqiptare, e cila ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e vrasjes. Policia italiane ka deklaruar dje se për shtetasen shqiptare nga Pogradeci, e cila aktualisht ishte me banim në Itali, ishte lëshuar një mandat arresti nga drejtësia shqiptare në nëntor të vitit 2007. Mësohet se ka qenë Gjykata e Korçës që ka shpallur fajtore 33-vjeçaren, duke e dënuar atë me 25 vjet heqje lirie për akuzën e vrasjes. Karabinierët italianë gjatë aksionit ndaluan edhe bashkëshortin e shqiptares së kërkuar, një shtetas italian 53 vjeç, me inicialet R.C, i cili u shpreh se nuk dinte asgjë rreth të kaluarës së bashkëshortes dhe se kishin vetëm një muaj të martuar, pas arrestimit pritet ekstradimi i saj në Shqipëri. Sipas burimeve nga policia, mësohet se gruaja e arrestuar është akuzuar për vrasjen e një personi në Korçë. Pas krimit ajo u largua në Itali, ku u martua me një vendas me të cilin u nda dje pas arrestimit nga policia, teksa po kalonte muajin e mjaltit.