Ministria e Brendshme: Certifikatat online brenda javës
TIRANE - Ministria e Brendshme pohoi dje për mediat se certifikatat elektronike do të fillojnë të shpërndahen brenda kësaj jave.
Autoritetet e Ministrisë së Brendshme sqaruan dje se nuk kanë deklaruar ditën e djeshme për fillimin e këtij shërbimi, por është përcaktuar kjo javë, e cila është në fillimin e saj. "Në respekt të qytetarëve, të cilët presin dhe mbështesin modernizimin e shërbimit të gjendjes civile, Ministria e Brendshme deklaron edhe njëherë se, procesi i shpërndarjes së certifikatave elektronike për qytetarët do të fillojë brenda kësaj jave", thuhet në një njoftim zyrtar të këtij institucioni ku shtohet se: "Përurimi i këtij shërbimi të rëndësishëm në rrugën e modernizimit të plotë të shërbimit të gjendjes civile dhe projekteve për regjistrin elektronik dhe dokumentet e reja të identitetit, do të kryhet në një nga ditët në vijim". Më tej në njoftimin e djeshëm Ministria e Brendshme shprehej se, falënderonte mediat për interesimin e vazhdueshëm për mbarëvajtjen e këtyre proceseve madhore në shërbim të qytetarëve dhe garanton bashkëpunim të plotë me qëllim informimin e publikut. Shpërndarja e certifikatave elektronike pritet të përmirësojë ndjeshëm shërbimin e gjendjeve civile, duke shmangur në këtë mënyrë prodhimin e certifikatave të shumta letër, të cilat jo rrallëherë sjellin radhë në institucione dhe probleme me falsifikimin e tyre.