E Diel, 1 Nëntor 2026

Prindërit denoncojnë zhdukjen prej pesë ditësh të 17-vjeçares

KORÇE - Një 17-vjeçare nga fshati Gracë i Rrethit të Devollit, është zhdukur në rrethana misterioze që prej pesë ditësh. 

Për herë të fundit ajo është parë rreth orës 09:00 të së premtes në qendër të fshatit të saj të hipë në një makinë udhëtarësh, që shkonte drejt Bilishtit dhe më pas askush nuk ka informacion për të. Alarmi për Arjana Gjiritin është dhënë dje nga familjarët e saj, të cilët denoncuan zhdukjen në polici. Familja e 17-vjeçares përjashton mundësinë e largimit të vajzës për shkak të ndonjë historie dashurie, apo prej ekzistencës së ndonjë konflikti mes tyre. Të gjendur përballë këtyre fakteve ata i tremben ndonjë rrëmbimi të mundshëm për qëllime trafikimi. Sipas Erdie Gjiritit, hallës së Arjanës, është hera e parë që ajo largohet në këtë mënyrë kaq të çuditshme nga banesa, madje pa njoftuar prindërit.              j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›