E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgjaket dita e fundit e vitit, vriten dy persona e plagoset një i tretë

Shkodër- Përgjaket edhe dita e fundit e vitit. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës ku kanë humbur jetën 2 persona dhe ka mbetur i plagosur një i tretë.

Sipas policisë, mes tre personave ka patur shkëmbime me armë zjarri, e për pasojë i vdekur ka mbetur Zef Markaj, e është plagosur vëllai i tij Gjon Markaj.

Ky i fundit është transportuar për në spitalin rajonal të qytetit, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa personi i dytë që ka humbur jetën është ende i paidentifikuar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ende nuk dihen motivet dhe rrethant e saj.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›