E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kallulli: Letërsia nuk është telekomandë partiake

Profesor Kallulli, si do ta përkufizonit problemin më të madh që ka letërsia sot?
Duket sikur problemet e letërsisë dhe te arteve janë sikurse problemet e jetës. Në fakt jeta shtron problemet e karakterit ekonomik kurse letërsia përfshin në stofin e saj, jetën njerëzore, të kaluarën dhe të ardhmen, imagjinatën dhe fantazinë njerëzore, dhe ç'është më e rëndësishmja rrobën e shpirtit njerëzor. Në vendin tonë ka një turbulli në lidhje me çështjen e letërsisë dhe arteve. Proceset e mëdha që ndodhën nuk i lanë vend evolucionit, dhe lindën fenomene që shoqëria mezi i absorbon dhe i përtyp. Në shoqëritë ku evolucioni shpirtëror pëson goditje të mëdha lindin problemet e metamorfozës dhe përcudnimit të cilat nuk janë bërë aq sa duhet armë dhe përmbajtje e letërsisë. Konceptet e mia përkojnë me artin dhe letërsinë e pastruar nga politizimet, nga telekomandat partiake dhe që të prekë problemet sociale. Të prekë varfërinë dhe mjerimin, tjetërsimin e vlerave që shpartalluan një pjesë të shoqërisë shqiptare, sic janë ngjarjet që krijuan drama e papunesise dhe emigracioni. Nga ana tjeter une do te deshiroja qe letersia jone te merrte pjese ne ato qe quhen probleme te medha te politikes shqiptare. Diferencimi i tejskajshem i shoqerise. Letersia duhet te jete e gjitha humanizem. Shkrimtari eshte doktori i shpirtrave te kohes se tij dhe i mpaket jeta kur shikon padrejtesite.

Ç`mendoni lidhur me ardhmen e letersise shqiptare?
Jam optimist per te ardhmen e letersise shqiptare per vete librat qe po botohen. Ne keto libra shoh zera interesante qe krijojne nje letersi reflektive qe shpreh problematika te shoqerise. Romanet e Kongolit jane vashdim serioz i leterise kafkiane qe vepron me simbole dhe shperthime psikologjike shume te forta. Ndersa romanet e Visar Zhitit "Burgologjia" jane vepra qe e bejne njeriun human. Ka dhe autore te tjere interesante ne konceptin e tyre qe ne tregimet e shkurtra shprehin forma vetjake. Ne letersine e cdo vendi eshte forma vetjake e shkrimtarit ajo qe jep bukurine e nje artisti. Edhe vajza te reja shkruajne per groposjen e ndjesive, gjera te shperfytyruara qe ndodhin ne shoqeri. Ato me qendrimin prej gruaje ndjejne lendime te tyre dhe te vendit tone.

Në keto kushte kritika letrare në Shqipëri le shumë për të dëshiruar. Ç'mund të bëhët për ta forcuar atë?
Shoqeria vepron ne menyre te tille qe paraprakisht zbulon problemin dhe vihet ne levizje per te ndrequr. Sic duket ne Shqiperi tani per tani kritika letrare nuk eshte aq e rendesishme. Mesa shoh ceshtja e kritikes letrare nuk eshte shteterore. Pas diskutimeve per Akademine e Shkencave ka shume mundesi qe vetem permes saj te fuqizohet kritika. Domethene, nje kritik qe eshte i njohur te beje nje projekt qe ti vleresohet. Per mua groposjen e kriktikes letrare e kane bere gazetat. I kushtohen letersise vetem faqet ku eshte horoskopi dhe fjalekryqi. Prandaj vrastaret e kritikes letrare nuk jane institucionet shteterore por gazetat. Edhe ne fakultetet tona duhet te punohet me ndryshe per filizat e kritikes letrare te demokracise qe te kemi profesionalizem, shkembim idesh dhe pikepamjesh me njeri tjetrin.

Mendoni se një shkrimtar duhet te gjykohet vetëm nga vepra e tij letrare apo nga sjellja dhe jeta personale?
Në vend të vogël si Shqipëria njeriu që shkruan një letërsi të mrekullueshme por që në jetën e tij lë gjurmë të liga, të moralit dhe cinizmit te tij, i ulet reputacioni. Kjo vecori ze nje hapesire te vogel, ku jetojne artistet tane i ka bere ata me fisnike. Cmojne sakrificat dhe perpiqen qe te kene nje etike sa me te mbare. Nga pikepamja estetike shkrimtari eshte ai qe del te vepra dhe skemi te drejte te merrem me jeten vetjake. Boll jane marre dikur shefat e kuadrit. Ne radhe te pare merren vlerat unike qe nuk i gjen ne njerezit e tjere.

Agolli është shprehur se personalitetet e fuqishme të letërsise shqipe kanë qenë më të lirë se metoda e tyre krijuese…
Agolli ashtu si pak krijues është i papërseritshëm në kombin tone. Artist qe te imponohet me fuqine e madhe te botekuptimit te tij, te njohjes se madhe e i ben njeriut dhe jetes. Ai eshte nje perandor i se vertetes. Nje njeri qe e kupton jeten edhe si fshatar, edhe si filozof dhe si politikan. Te gjitha keto dimensione brenda dimensionit te tij e bejne qe te kete nje liri vetjake shume te madhe si artist. Kete liri nuk ka force ne bote qe ta shterpezoje, ta beje te frenuesheme. Ne vepren e tij ka filozofi ne te gjithe tipet, karakteret dhe ngjarjet. Driteroi eshte i pakenaqur nga leteria qe eshte ne Pazar, por dhe nga letersia e tij. Petro Marko me ka rrefyer ne menyre te cilter se pasi e shkruante romanin se lexonte sepse druhej se distanca mes asaj qe kishte shkruar dhe asaj qe kishte ne mendje ishte e pakufishme.

As Ismail Kadare nuk ju ka shpetuar debateve sepse letersia e tij eshte komentuar jo pak here si "sherbim i madh" bere diktatures. Cili eshte opinioni juaj?
Shtresa te shoqerise shqiptare harrojne mbi shkallet e mjeruara te lirise qe kishte jeta dje. Ne keto nivele ku gjithcka kontrollohej kerkojne qe artistet te jene gjate gjithe veprave te tyre te madherishem. Do te beja nje krahasim me jeten e minatoreve qe kane silikoze, ata vertet kane nxjerre ne drite te diellit minerale te vlefshme por brenda tyre kane humbur shume.
Por keto sulme s'vijne prej shkrimtareve kolege por nga njerez meskine qe s'kane krijuar hicgje, qe mendojne se permes kritikave do te bejne emer. Kadare eshte shkrimtar i perkthyer ne 45 gjuhe dhe ka tirazhe milionash. Ne nje analize te thelle dialaktike te jetes se shkrimtarit do dalin dhe momente dhe pjese e kompromisit, te nje ideje pa te ardhme, por dhe ato vepra te medha ku shkelqen per artin, gjuhen, mesazhet dhe afirmimet qe i ka bere botes shqiptare.

Ka dhe qe mendojne se esseja "Koha e Falsifikimeve" e Rexhep Qoses i drejtohet Ismail Kadarese? Cilat jane rrenjet e ketij debati ndermjet tyre?
Duhet te kemi parasysh se Rexhep Qosja nuk eshte mohimtar. Thelbi i karakterit te tij eshte ngritur mbi afirmimin vlerave tona. Ka qene djalosh i ri kur ka pershendetur veprat e para te Kadarese, kur ka shkruar per "Keshtjellen" dhe ndonje veper tjeter. Kur e ka pagezuar Kadarene talent te madh te botes shqiptare. Kjo kundervenie eshte shprehje e nje meskiniteti qe demton letersine!

Debatet per vertetesine e "Dosjes K" te Sinanit kane pushtuar nje hapesire te konsiderueshme mediatike. Ketu, ku shume vuajne nga koplekse te se kaluares, sa te besueshem e shihni kete liber?
Duhet te pranojme qe perderisa kane ekzistuar institucione te kufizimit te leterise, ose duke perdorur termin e Kadarese "Tabir Sarajit", eshte per tu vecuar qe ka dhe te tilla gjera, dhe shumekush e ka pesuar dhimbshem.
Ne castin e vdekjes eshte botuar nje liber mbi Artur Milerin ku ai akuzohet si spiun i qarqeve ruse pasi ka vene ne dukje te meta te demokracise amerikane. Ideja ime eshte qe s’ka shkrimtar te madh qe te mos jete i plagosur i madh dhe te mos ngjalle sulme agresive te forcave te tjera!
Kur fitoi cmimin prestigjoz "Man booker prize" komentet ne forumin e ketij cmimi ne internet gelonin ne akuza karshi Kadadrese. A ka qarqe shqiptare qe nuk deshirojne qe Kadare te marre nobelin?
Fillimisht dua te them se pak rendesi ka nese nje shkrimtar e merr ose jo Nobelin. Ka si Sarter qe e kane refuzuar. Artistet e medhenj thone qe kane nevoje edhe per pak fat. Mund te kete individe ne momente te caktuara, pjelle te shoqerise shqiptare qe nuk e duan Nobelin ne Shqiperi kurse shoqeria do me gjithe shpirt kete nder sapse ajo i do te medhenjte e letersise, dhe megjithese me meskinitet i ka mbrojtur ata. Kete e tregon fakti qe librat e Kadarese sipas Onufrit jane shitur ne tirazhin 200 mije kopje per 10 vjet. Me se paku ne 100 mije familje jane keto libra. Keto fakte e vene ne dukje me e miri respektin per Kadarene.

Por s'mund te mohohet qe shkrimtare po me aq talent si Kasem Trebeshina, Bilal Xhaferri etj u bene fli per tu hapur rrugen individualiteteve qe perkrahnin diktaturen !
Trebeshina eshte nje tragjedi e madhe e letersise shqiptare. Por ai e mposhti diktaturen dhe po i boton veprat e tij. Eshte fat i madh qe do ti kemi keto vepra te cilat do behen pjese e kultures demokratike shqiptare. Dhe borxhet qe i kane kritiket, letraret dhe lexuesit do tia japin me vonese.
Bilal Xhaferri eshte talent i pakufishem, si De Rada apo Serembe. Njeri autodidakt, me humanizem te thelle dhe nje fuqi figuaracioni qe te habit. Aftesi perfytyruese qe mund te krijonte shekullin XV si te romani "Krastakraus". Mund te them qe letrat shqipe kane humbur shume nga pamundesia e tij per te botuar. Ndoshta ky shkrimtar do te trajtonte me nje fuqi realiste te nje Xhek Londoni shqiptar, intelektual dhe objektiv ne vleresimin e fenomeneve.

Kemi mesuar qe keni ne dore nje veper te Trebeshines dhe nje punim per Xhaferrin. C'mund te na thoni me teper?
Eshte botuar vepra voluminoze e Trebeshines "Kenga e shqipes". Une e kam nisur per te marre emocionet dhe me pas per ta studiuar dhe interpretuar. Ky liber ka filluar te shkruhet qe ne 1950 dhe une habitem per fuqine realiste dhe epizmin e brendshem, elementet psikologjike, njohjen e mire e vendit, vashdimesine historike qe u ben brezave, dhe morine e madhe te perplasjeve, konfliktualiteve qe i ndodhin njeriut te gjore shqiptar, nga pushtimet, qeverite, lufterat sociale dhe varferia. Por shqiptaret duhet te dine se Bilal Xhaferri fiku nje kulture te jashtezakonshme. Duke qene pa shtepi, ne pune te rendomta te rrugeve, ai studionte shkrimtare, poete, fjalore dhe krijoi bindje te thella per identitetin tone. Do te kish qene nje deshmitar i madh per masakrat qe ju bene cameve.

Profesor, kemi nje letersi qe politika ende i percakton fatin. Pra, ne nje fare menyre, ende politika vendos panairet, promovimet, rendesine e intervistave!
Politika eshte kjo qe eshte sepse kane punuar shekujt dhe epokat. Nje intelektual merr nje pension te mjeruar por do te mbetet ne histori. Ndersa nje e ngritur e kartonit i siguron politikanit pension special gjate gjithe jetes.
Letrat shqip do te zhvillohet vetem kur te heqim kultin e polkitikanit. Ky kult e shtyp, poshteron dhe varferon vashdimisht letersine.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›