E Hënë, 2 Nëntor 2026

Një pulë e prekur nga vurusi H5N1, "terrorizon" Jugun e vendit

Sarandë - Një shpend shtegtar i ardhur nga kushediseku u kthye në një ankth
të vërtetë për banorët e fshatit Çukë të Sarandës. Një pulë e dyshuar se ishte prekur nga virusi i gripit të shpendëve me 16 shkurt, detyroi specialistët e IKV-së (Insitutit të Kërkimeve Veterinere) që të marrin
kampionët dhe ti dërgojnë për analiza. Dy javë më pas mbërrin dhe përgjigja, pula e ngordhur është e prekur nga virusi H5N1. Megjithëse pak me
vonëse në drejtim të fshatit Çukë u nisën një grup specialistësh, të cilët nisën nga puna për asgjësimin e të gjithë shpendëve, si masë parandaluese për zgjerimin e vatrës.
Frika e banorëve
"Asnjëherë më parë nuk na kanë ngordhur kaq shumë pula njëkohësisht".
Një fjali të tillë e dëgjoje thuajse në të gjitha shtëpitë e fshatarëve të Çukës. Ndërsa specialistët e IKV-së shëtisnin shtëpi më shtëpi, kotec më kotec për të kryer dizenfektimin, në fytyrat e banorëve dukej qartë frika se mos ndoshta vonesa pas marrjes së kampionëve mund të ketë infektuar dhe ata. Të gjitha familjet e Çukës posedonin pula për nevojat e tyre, kush më
shumë e kush më pak. Ndërsa numri arrinte në rreth 2100. Ata tregojnë se që nga dita, e marrjes së kampioneve të pulave që kishin ngordhur, në asnjërin rast specialistët nuk kryen dizenfektimin e tyre. Të ndërgjegjësuar për
rrezikun e gripit të shpendëve, një pjesë e fshatarëve i vunë flakën kotecave. Si
pjesë e masës mbrojtëse, megjithëse në mënyrë primitive, dizenfektuan vendin me klor. Por edhe pse kishin kaluar javë nga marrja e kampioneve,
banorët vetëm pas përgjigjes së analizave e kanë ndier seriozisht rrezikun. E ndodhur vetëm gjashtë kilometra larg qytetit të Sarandës, sigurisht që për zogjtë shtegtarë mund të ishte një "vendpushim" i mirë. Shtëpitë dhe vilat
dy katëshe, të bien në sy sapo merr kthesën për të shkuar në të. Në pamjen e parë gjithka dukej e qetë. Lajmin se sëmundja e gripit të shpendëve
ishte konstatuar në nga shtëpitë e fshatit, i kishte frikësuar disi. Një nga banorët e fshatit shprehet se përgjigjen se pula e ngordhur dy javë më parë ishte prekur nga virusi, e ka mësuar në lokalin e fshatit. Më pas lajmi mori dhenë. E zonja e shtëpisë ku u konstatua rasti, Lefteri Bushi thotë se lajmin se njëra nga pulat që kishte në shtëpi, ishte e infektuar ia ka
dhënë veterineri i fshatit. "Më tha se nga Anglia kishte ardhur një përgjigje negative. Ishte një nga pulat, kampionet e së cilës u morën herën e
dytë", shprehet ajo.
Ajo e shpreh qartë se ndihet e kërcënuar, por shton se nuk ka nga t'ia mbajnë, as ajo dhe as banorët e tjerë. Një tjetër banor shprehet se që
nga dita kur ngordhën pulat, pak kush në fshat i prek me dorë. Madje nuk konsumojnë as vezë. "Në fshat kemi mjaft probleme, dhe gripi i pulave
na duhej", shprehet një nga të moshuarat tek qëndronte përpara portës së shtëpisë. Banorët i druhen më shumë epidemisë. Megjithëse specialistët në dy ditë asgjësuan të gjitha pulat e fshatit, tek banorët ekziston frika se
rasti i konstatuar mund të shndërrohet në epidemi. "Edhe tani, edhe pse bota
është në alarm për gripin e shpëndëve, këtu kemi parë vetëm veterinerët, të cilët na kanë thënë se nuk duhet të mbajmë më pula", shprehet Gramozi
një tjetër banor i fshatit.Një tjetër banore tregon se pas pulave të ngordhura me 16 shkurt, të tjera u gjetën të ngordhura në familjet e tjera. "Brenda një kohe të shkurtër pulat
më ngordhën njëra pas tjetrës. Puna arriti deri aty sa pulat përveç se ngordhin në kotec, disa prej tyre qëndruan në mes të rrugës. Vetëm një
zot na ka shpëtuar, pasi askush tjetër nuk u interesua", përfundon ajo.

Ngordhja e pulave në masë, konstatimi i rastit të parë në këtë fshat detyroi specialistët e Ministrisë së Bujqësisë dhe të Ministrisë së
Shëndetësisë të instalonin në fshatin Çukë një shtab emergjence për të kryer analiza tek
banorët e fshatit. 40 banorë të fshatit iu nënshtruarn analizave dhe u morën kampionë gjaku. Dy ditë më pas mbërriten analizat. "Asnjë prej 40
banorëve nuk ka shfaqur probleme ose shenja të gripit të shpendëve". Por ajo që alarmoi më shumë banorët ishte viroza e gripit tek disa prej
banorëve. Por sërish u tha se bëhej fjalë për grip të zakonshëm. Edhe të zonjës së
shtëpisë ku u konstatua rasti iu mor kampion gjaku, por rezultoi pa probleme. "Kemi qenë në kontakt të përditshëm me të gjithë banorët dhe
fatmirësisht, deri tani nuk ka pasur probleme, por kjo nuk do të thotës e rreziku nuk egziston. Nuk ka pasur ditë që nga marrja e kampioneve që
të mos kemi komunikuar me banorët dhe për çdo shqetësim të tyre u jemi gjendur pranë", shprehet një nga mjekët e Sarandës. 25 specialistë kryesisht veterinerë, që nga dita e mbërritjes së përgjigjes, kanë mbërritur në fshat, duke vendosur fshatin në Karantinë. Një ditë më pas në fshat nisi dhe asgjësimi i të gjithë shpendëve. Brenda dy ditëve në fshat u asgjësuan mbi
2100 pula. Ngordhja e një tjetër pule në fshatin Berdenesh zgjeroi dhe hapësirën e zonës që duhej vendosur në karantinë. Krijimi i zonës mbrojtëse
është shtrirë në një gjatësi dhe gjerësi prej 3 km ku përfshihen qyteti i Sarandës, fshatrat Berdenesh, Fanar, Gjashtë, Metoq, Vrion, Shelegar
dhe Pllakë.
Fshati Çukë është pjesë e komunës, Aliko e cilë përbëhet nga 11 fshatra me 2099 familje dhe 8237 banorë. Në të gjithë komunën barështrohen 7600
krerë shpendë.

Në fshatin Çukë nga data 16 shkurt deri në 8 mars ngordhë 100 krerë pula. Pulat e ngordhura u përkasin respektivisht familjeve Lefteri Bushi, 52 krerë, Valentina Balla 18 krerë dhe Sofo
Rama 30 krerë.

Fshati Çukë ka 715 familje dhe 2924 banorë. Në të gjithë fshatin mbarështrohen 2100 krerë shpendë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›