E Diel, 1 Nëntor 2026

Teknologjia e së ardhmes!

Dhe Shqipëria ashtu si shumë vende të tjera në bote po përjeton një rritje të madhe të kërkesave që njerëzit kanë ndaj internetit dhe gjithë shërbimeve të tjera që mundesohen nga të qenët "online". Megjithese arritjet e tregut shqiptar në këtë fushë janë modeste ato kane ndryshuar dhe ecur shumë këto 2-3 vitet e fundit. Me liberalizimin e tregut ne Shqiperi shumë biznese private filluan menjëherë të investojnë në këtë fushë. Kuptohet që kostoja e tyre ishte e lartë duke pasur parasysh infrastrukturën e keqe ekzistuese në transmetimin e të dhënave që do të mundësonte lidhjen e përdorueseve fundore në internet. Një fakt tjetër që ka vonuar këtë ritëm ka qenë dhe paaftesia e AlbTelekomit për të ndihmuar bizneset e reja në këtë fushë. Të gjitha keto kanë bërë që kostoja e internetit të jetë shumë më e lartë se në vendet e tjera dhe cilësia shumë më e dobët. Gjendja aktuale gjithesesi premton për më shumë. AlbTelekom këtë vit doli me shërbimin e ri ADSL për përdorim shtepiak dhe cmimet fillojnë me 9,000LK/muaj për shpejtesi të nivelit 256Kbps doënload dhe 64Kbps upload mbi linjat ekzistuese të telekomit. Kërkesa për këtë shërbim ishte e larte duke pasur parasysh qe tregu privat i ISP-ve e jep te njejtin sherbim per me cilesi pak me te mire ne nivelin e 20,000Lk/muaj ose me teper per biznese dhe me cmime qe variojne nga 30 deri ne 50 Euro/muaj per familjare por me nje shtrirje shume te kufizuar ne krahasim nga ajo e telekomit ku mjafton te kesh nje numer telefoni dhe te krijohet mundesia e marrjes së internetit me ADSL. Por përsëri megjithese Albtelekom po mundohet të futet në fushën e internetit, pjesa më e madhe e tregut te internetit ndahet nga ISP-te private ekzistuese qe kane investuar per disa vjet ne kete fushe dhe qe jane shume me teper agresive ne marketing. ISP-te kryesore private qe njihen ne tregun shqiptar jane Albania Online SP, ABCom , AFB, Adanet, Abissnet, ADN, Pronet etj.Dy nga ISP-te me te mëdha dhe që ndajne tregun më të madh të internetit janë AOLSP dhe ABCom. Ndërkohë AFB (Albanian Fiber Backbone) është kompania që mundëson backbone-in (shtyllen kurrizore) e rrjetit ne Tirane me fibra optike e vetme në Shqipëri në profilin e saj. Zakonisht shërbimet që ofrohen nga keto ISP jane te tipit: ADSL, Leased Lines duke përdorur kabllat e telekomit, wireless si dhe lidhje me fibra optike, këto te fundit preferohen me teper nga bankat ose institucione te rendesishme qeveritare, per vete sigurine dhe cilesine qe komunikimi mbi fibra optike te mundeson, por edhe për faktin qe cmimi i këtij shërbimi është akoma shumë i lartë për përdorues fundorë. Një tjeter nismë që Enti Regullator i Telekomunikacionit duhet të marrë është transferimi ne Shqiperi i domainit ``AL`` nga Italia ku është menaxhuar deri tani për arsye të pamundësive teknike të ERT-se. Kjo do beje te mundur permiresimin e sherbimit te saj duke pasur me shume akses. Kështu, shqiptarët kanë nisur të përdorin internet si në shumë vende të zhvilluara të Europës dhe në Shtetet e Bashkuara. Sipas librit vjetor të CIA-s për vitin 2003, në Shqipëri rreth 30 mijë vetë përdornin në mënyrë aktive internetin. Tashmë, pas rreth 3 vjetësh mendohet së në Shqipëri, 80 mijë vetë përdorin internetin në mënyrë aktive. Institucionet shtetërore, shkollat, arkivat, gjendja civile etj po shkojnë drejt dixhitalizimit. Tashmë, të gjithë shtetasit e gjejnë veten në cdo kompiuter në cilëndo pikë doganore të Shqipërisë. Gjithcka po mbartet në rrjetët e mëdha të kësaj lidhjeje, që do të vazhdojë të pasurojë jetën tonë. Dhe gjithë ky ndryshim ka ndodhë në rreth 10 vjet. Mendojmë se pas një tjetër dekade, interneti do ketë hyrë në cdo familje shqiptare, për t`i ofruar një gamë gjigante mundësish. Nuk duhet të harrojmë se teknologjia e së ardhmes, duhet kapur që sot!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›