Gripi i pulave apo virus ekonomiko-mediatik
Mjaftoi vetëm një zhurmë mediatike e filluar dy muaj më parë, që sot sektori ekonomik i varur nga tregtia e mishit të pulës e vezës të fillonte rënien e pandalshme. Në dy muaj shitjet kanë rënë 30 përqind dhe kjo do të thotë rrënim. Për ekonominë shqiptare kjo është një rënie që mund të sjellë më shumë probleme se gjetkë. Bazuar në sasinë e vogël të sektorëve privatë, që arrij të prodhojnë dhe sjellin punësim apo nxjerrin fitime në Shqipëri, rrënimi i pularive do të kishte një efekt serioz. Të parët efektet do t'i ndjenin qytetet e vogla që kanë varur një pjesë të mirë të ekonomisë në pularitë e ndërtuara në to.
Asnjë firmë që nuk shet nuk do të kishte nevojë të mbante në punë, numrin e punëtorëve të një kohe kur shitjet ishin të bollshme.
Vështirë të gjenden statistika të sakta, por sektori i pularive dhe tregtimit të vezëve, ka një numër të konsiderueshëm të punësuarish, pjesa më e madhe e të cilëve do të mbeteshin pa punë, në rastin më të parë të thellimit të krizës. Por gripi i pulës do të cënonte edhe pjesën tjetër të ekonomisë, duke pasur parasysh rritjen e kërkesës dhe rrjedhimisht edhe çmimit për konsumin e mishit të viçit. Të prekur do të jenë edhe fermerët e vegjël e fshatrave shqiptare, të cilët dashje pa dashje të trembur nga zhurma televizive, prej kohësh kanë frikë t'iu afrohen pulave të tyre. Këta të fundit humbin një prej pjesëve funksionale të ekonoimisë shtëpiake, që fillon me shitjen e vezëve.
Duket qesharake, kur mendon se rënia e shitjes së një produkti që kushton jo më shumë se 10 lekë, mund t'i sjellë dëmtime ekonomisë, po ja që nga përllogaritjet më të thjeshta rezulton se kjo humbje mund të shtyjë ekonominë në krizë. Nga ana tjetër shtetit shqiptarë i duhet të shpenzojë disa milion dollarë, për të mbajtur situatën nënkontroll, siguruar sasi të konsiderueshme dizifektuesi e antivirusi të quajtur Tami Flu. Të mendosh që vetëm asgjësimi i 2700 pulave në dy fshtara të Sarandës kushtoi 18 milion lekë të vjetra dëmshpërblim, pa llogaritur pjesën e pagave dhe koston e personelit që u mor me asgjësimin.
Por kriza e quajtur H5N1, nuk ka kursyer asnjë vend të Europës, me të cilën jemi të lidhur ekonomikisht. E ndërsa BE-së i duhej të merrej me çështje të rëndësishme që rrezikojnë deri ekzistencën e saj, si kushtetuta, tani vëmendja e përgjithshme është përfshirë nga virusi, që dashje pa dashje është kthyer në kryefjalën mediatike.
Në fakt "Kontinenti i Vjetër", përfshihet për herë të dytë nga ajo që quhet rëndom kriza e mishit. Më parë lopa e çmendur i solli ekonomisë europiane, një humbje disa milion dollarëshe dhe bllokada mishi që zgjatën për disa vjet me radhë.
Veç kësaj radhe kriza është më e ndryshme.
Tashmë shtetet e pa përfshira janë të rralla dhe bllokada është totale. Bëhet fjalë për një situatë kur qytetarët kanë frikë të hanë mishin e pulave të tyre, madje dhe të atyre që rrisin vetë.
Situata botërore e deri tanishme, paraqitet me një numër disia milion pulash të asgjesuara. Miliona dollarësh të harxhura për tamiflu e dizifektant, dhjetra fermash të rrënuara dhe sigurisht një rënie global të ekonomisë. Në këtë situatë nuk mungojnë as teoritë e konspiracionit, që përfshijë Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes Donald Ramsfeld, për të cilin një gazetë gjermane, pohon se është një nga pronarët e të vetmes industri që prodhon Tami Flu. E padyshim nuk shmangin as "skoopin" mediatik dhe zhurmën shpesh herë të papërligjur, e cila u kushton shpesh më shumë rradhë pulave të ngordhura, se mjaft problemeve të tjera të rëndësishme.
Nga ana tjetër numri i njerëzve të sëmurë dhe të vdekur nga kjo sëmundje prej 4 vjetësh, është më i vogël se ai që vdesin çdo vit në Shqipëri nga aksidentet, e megjithatë për këta të fundit asnjëherë nuk janë shpenzuar sasi të tilla parash. Sigurisht 96 viktimat një pjesë e mirë e të cilëve fëmijë, apelojnë për të pasur kujdes për të shmangur një epidemi, por ne duket se po e zëvendësojmë kujdesin me frikën dhe ankthin. E frika e shpërndarë "mjeshtërisht" nga media, se mos sëmuremi me grip pulash, na është shndëruar në një virus ekonomik, që po "vret" një numër të mirë vendesh pune e fitimesh.