E Diel, 1 Nëntor 2026

“Për ish-policin që përdhunoi të miturën kërkojmë 15 vjet burg”

27/01/2009  Pretenca e Prokurorisë për Qelemenin, akuzohet se përdhunoi një 13-vjeçare

TIRANË- Prokuroria kërkoi 15 vjet burg për ish-policin që përdhunoi një vajzë të mitur. Vetëm 13 vjeçe është vajza, e cila dashur pa dashur u bë pre e epsheve të ish-policit nga Korça Haxhi Qelemeni. Fillimisht e ka marrë me të mira, e më pas gjithçka ka ndryshuar. Duke e përdhunuar ai sipas të dhënave të organit të akuzës e ka përgatitur vajzën e mitur për ta dërguar në rrugët e Evropës me qëllim prostitucionin. Dje organi i Prokurorisë, pasi ka përfunduar hetimet ndaj të pandehurit i kërkoi gjykatës deklarimin fajtor dhe dënimin e tij me 15 vjet heqje lirie. Kjo masë dënimi, sipas Prokurorisë, duhet të merret parasysh nga gjykata, duke parë anët negative dhe të rrezikshme të krimit. Edhe pse disa seanca më parë vet vajza 13 vjeçe e ka mohuar kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë nga ish-polici, Prokuroria i ka mbetur besnike hetimeve të fillimit dhe kallëzimit penal bërë nga familjarët. Ndërkohë që organi i hetimit ka në dorë edhe një akt ekspertize, e cila e nxjerrë vajzën të defloruar edhe pse në moshë fare të vogël. Ish-polici ka përdhunuar edhe një tjetër vajzë të mitur. Një 17-vjeçare edhe kjo nga Korça ka rënë viktimë e policit Qelemeni, i cili kishte filluar të studionte mënyrat se si të dërgonte vajzat në shtete të tjera për t’i trafikuar si prostituta. Vajza me inicialet A. J. dha dëshminë e saj në gjykatë. Në prani të babait ajo është shprehur se nuk është dhunuar asnjëherë nga i pandehuri dhe se gjithçka e thënë kundër saj dhe kundër Haxhi Qeleminit është trillim i policisë. “Unë jam vetëm 13 vjeçe. Me Haxhiun kemi qenë komshi në Korçë. Më pas erdhëm në Tiranë. Ai nuk ka patur qëllim të keq ndaj meje dhe shoqes sime. Dua të them se bashkë me mua ka qenë edhe një vajzë tjetër”,- ka deklaruar vajza e mitur, e cila e ka mbrojtur policin dhe në të njëjtën kohë ka deklaruar në gjykatë se edhe shoqja e saj kanë qëndruar në shoqërinë e Qelementi pa patur frikë. Por për akuzën gjithçka e thënë nga vajza është e gënjeshtër. Akuza tha dje se policia dhe Prokuroria nuk e njihnin më parë Qelemenin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›